Rreth Projektit Demokracia në Veprim

Demokracia në veprim

Projekti i EQD/EDNJ “Demokracia në veprim”është një projekt edukativ, që synon të nxisë dhe zhvillojë demokracinë dhe arsimin në nivele të ndryshme të sistemeve të larmishëm arsimorë në vende të tilla, si: Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Zvicra etj.
IPE (Projekti Ndërkombëtar në Edukim) zhvilloi gjashtë tekste mësimorë për EQD/EDNJ, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës. Parimi i këtij materiali mësimor është ideja se Edukimi për Demokraci duhet të mësojë nxënësit të jenë aktivë në shkollë dhe në mjedisin e tyre jetësor.

Demokracia në veprim dhe shkolla e demokracisë

Për të zhvilluar kompetencat e nevojshme, nxënësit mbështeten në tri dimensione:

  • Leksione për temat demokraci dhe të drejtat e njeriut
  • Shkolla si vend i demokracisë në veprim dhe i të drejtave të njeriut.

Të mësuarit për të marrë pjesë në demokraci
Shkolla luan rol të rëndësishëm në jetën e nxënësve. Për këtë arsye, shkolla duhet të sigurojë një mjedis në të cilin fëmijët dhe adoleshentët të jenë të aftë jo vetëm të fitojnë kompetencat në klasë, por edhe në gjendje për të zbatuar njohuritë në jetën reale.
Shkolla duhet të motivojë nxënësit të marrin pjesë në komunitet dhe t’i pajisë ata me mjetet e nevojshme për këtë detyrë.
Edukimi demokratik vepron në tre nivele:

  • Në klasë. Duke qenë një kolektiv i vogël, klasa ofron shumë mundësi për përvojat e para në fushën e edukimit demokratik.
  • Shkolla. Pjesëmarrja shoqërore ndodh brenda shkollës, e cila është një komunitet i zgjeruar.
  • Shoqëria. Fëmijët dhe adoleshentët përjetojnë kuptimin e pjesëmarrjes, duke mbrojtur interesat e tyre jashtë shkollës.

Materialet e duhura mësimore për Edukimin për demokraci dhe të drejtat e njeriut mund të mbështesin një proces të mësuari dhe t’u mësojnë nxënësve përmbajtjen e nevojshme lëndore dhe kompetencat metodologjike dhe vendimmarrëse.
Element tjetër i projektit është publikimi i të gjithë kapitujve, i veprimtarive dhe i artikujve ndihmës nga vëllimet I-VI të EQD/EDNJ, në një faqe të veçantë, të hapur dhe falas për të gjithë mësuesit dhe publikun e interesuar.