Rreth ekipit

Drejtuesit


IPE-Willie_Weidinger

Wiltrud Weidinger
wiltrud.weidinger@phzh.ch
Wiltrud Weidinger, Dr. phil. (*1973) ka punuar si mësuese e shkollës fillore në disa shkolla publike dy gjuheshe dhe si trajner për mësuesit dhe studentët në Austri dhe në Evropën Lindore. Në vitin 2004, ajo u bë lektore në Universitetin Thurgau për Edukimin e Mësuesve në Psikologji dhe Didaktikë të gjuhës Angleze si dhe si këshilltare pë studentët në Universitetin e Edukimit të Mësuesve në Zyrih. Kualifikimet e saj përfshijnë një doktoratë në Edukim dhe një Master në Edukim/Psikologji në Universitetin e Vjenës, një Master në Shkencat e Edukimit (Psikologji shkollore) në Universitetin Siti të Nju Jorkut. Aktualisht punon si lektore e didaktikës në Universitetin e Edukimit të Mësuesve në Zyrih. Në IPE, ajo punon kryesisht si përgjegjëse për detyra të menaxhimit dhe për konceptimin e projekteve.


IPE-Rolf_Gollob

Rolf Gollob
rolf.gollob@phzh.ch
Rolf Gollob, Prof. Dr. h.c. (*1955), në fillimet e tij ka qenë mësues i shkollës fillore. Më pas ka studiuar etnologji dhe gazetari në Universitetin e Zyrihut. Pas fitimit të Masterit, ai përqendrohet në kërkime etnologjike dhe më vonë bëhet lektor në Universitetin e Edukimit të Zyrihut., në të cilin ka punuar për rreth pesëmbëdhjetë vjet, duke u përqendruar në edukimin qytetar dhe në pedagogjinë ndërkulturore. Që nga viti 1996, ai ka udhëtuar shpesh në Evropën Jug-Lindore si ekspert në të drejtat e njeriut dhe edukimin qytetar për Këshillin e Evropës. Ai jeton me gruan dhe katër fëmijët e tij në Männedorf, pranë Zyrihut. Në IPE ai është kryesisht përgjegjës për fitimin dhe realizimin e projekteve.

 

Research project management, lecturer


Basil Schader

Basil Schader
basil.schader@phzh.ch
Basil Schader, Prof. Dr. Dr. phil. (*1951). Për gjashtë vjet, ka punuar si mësues i shkollës fillore. Më pas ka plotësuar studimet në filologjinë dhe pedagogjinë gjermane, antropologji dhe gjuhën dhe kulturën shqipe. Ai ka punuar në fushën e mësimdhënies së gjuhës dhe si specialist në fushën e zgjerimit ndërkulturor të praktikës së mësimdhënies në programet e formimit fillestar të mësuesve në Zyrih. Si nismëtar dhe deri në vitin 2011 ka drejtues i disiplinës lëndore të gjermanishtes si gjuhë shtesë (DaZ). Nga viti 2008 ka punuar me IPE ku ka drejtuar projekte të ndryshme. Ai ka një veprimtari të gjerë botuese dhe përvojë të gjerë në kërkime, mësimdhënie dhe materiale të mësuari dhe libra mësuesi). Puna dhe kërkimi i tij përqendrohet në orientimin ndërkulturor në të mësuarit dhe mësimdhënien e gjuhëve, të gjuhës, kulturës dhe migracionit shqiptar, si dhe në materialet e mësimdhënies dhe të mësuarit.

 

Punonjës shkencor, Koordinator Projekti


IPE-Sabrina_Marruncheddu

Sabrina Marruncheddu
sabrina.marruncheddu@phzh.ch
Sabrina Marruncheddu, lic. phil. (*1971) ka fituar Master në Arte në gjuhën Angleze dhe italiane dhe diplomë mësuesie për arsimin e mesëm, në Universitetin e Zyrihut. Pas studimeve ka vazhduar me mësimdhënie në shkolla të ndryshme, deri sa u bashkua me Universitetin e Edukimit të Mësuesve të Zyrihut, si koordinator projekti, në vitin 2003. Që nga ajo kohë, ajo është përfshirë në projekte të shumtë të fushës së arsimit si Projekti për Mbështetjen e Edukimit të Mësuesve në Butan. Në IPE, ajo është përgjegjëse për koordinimin e projekteve dhe kërkimin shkencor.


Doris Kuhn

Doris Kuhn
doris.kuhn@phzh.ch
Doris Kuhn, BA (*1964) fillimisht ka punuar në industrinë e tregtisë dhe turizmit, në role të ndryshme. Ajo u bashkua me IPH të Zyrihut si asistente në fushën e edukimit dhe, në vijim, studioi antropologji, fe krahasuese dhe histori arti në Universitetin e Zyrihut. Ajo ka punuar në disa departamente të PH Zyrih, duke përfshirë trajnimin fillestar të mësuesve si dhe zhvillimin profesional të tyre, si nga pikëpamja organizative, ashtu edhe si mësimdhënës. Që nga viti 2013, ajo është përfshirë aktivisht si asistente –kërkuese në IPE, në projektin “Demokracia në veprim në Evropën Jug-Lindore (Edukimi për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut)” dhe në projektin për arsimimin e Romëve në Rumani, përveç punës së saj të dytë si menaxhere e burimeve njerëzore për projektin e edukimit dhe kërkimit.

 

Project Manager


Corinna Mauth

Corinna Borer
corinna.borer@phzh.ch
Corinna Borer, Dr. rer. nat. (* 1976), ka studiuar bio-teknologji në Gjermani. Pas përfundimit të studimeve të doktoraturës në fushën e kërkimeve neuro-biologjike, ajo punoi si bashkëpunëtore e kërkimit shkencor në Universitetin e Shkencave të Zbatuara të Zyrihut, në Winterthur, ku ka drejtuar projekte shkencore në fushën e teknologjisë mjekësore, ka mbikëqyrur studentët e tezave të masterit, duke qenë aktive dhe në fushën e mësimdhënies. Në vitin 2007, ajo filloi punë si menaxhere projekti në sektorin industrial, në rolin e planifikuesit dhe drejtuesit të projekteve të kërkimit për zhvillimin e pajisjeve. Që nga viti 2012, ajo punon si menaxher projekti për IPE dhe është përgjegjëse për koordinim projekti, projektim dhe strukturë informacioni dhe menaxhimin e rrjeteve të brendshme dhe të jashtme. Në kohën e lirë ajo, vullnetarisht kryen shërbime për këshillim karriere në Argau, ku punon si mentore.

 

Ekspert komunikimi, Koordinator projekti


IPE-Franziska_Agosti

Franziska Agosti
franziska.agosti@phzh.ch
Franziska Agosti ka studiuar në Universitetin e Arteve të Zyrihut . Më pas ka punuar si piktore dhe ka drejtuar studion e saj për shumë vite. Më tej ka punuar si redaktore për një gazetë të përditshme Zvicerane. Në IPE, ajo është përgjegjëse për komunikimin si dhe për koordinimin e projekteve të tilla si “Shanse për fëmijët/Gana”. Në kohën e lirë punon si vullnetare në fushën e marrëdhënieve me median, në një OJF ndërkombëtare.

 

Ekspert Financiar


IPE-Tenzin_Ribi

Tenzin Yangzom Ribi
tenzin.ribi@phzh.ch
Tenzin Yangzom Ribi ka studiuar shkenca bujqësore në Universitetin e Shkencave Bujqësore në Bangalore, Indi. Në vitin 1991 u zhvendos në Zvicër dhe punoi në disa banka në Zyrih. Në IPE ajo është përgjegjëse për planifikimin dhe ekzekutimin e të gjitha proceseve financiare në lidhje me projektet e IPE. Ajo vepron si lidhje ndërmjet Komitetit të Menaxhimit të Projekteve të IPE dhe Departamentit të Financës dhe Kontrollit të Universitetit të Edukimit të Mësuesve të Zyrihut. Ajo jeton me burrin dhe dy fëmijët e saj në Zyrih.