Living Democracy » Tekstet
Tekstet
Mësuesit përpiqen shpesh të gjejnë burimet e duhura për mësimdhënien e edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut. Burimet ekzistuese janë të cilësive të ndryshme dhe trajtimi i temave nuk është me të njëjtën thellësi e gjerësi. Gjashtë manualet “Demokracia në veprim” të Këshillit të Evropës u ofrojnë mësuesve materiale mësimore të një cilësie të lartë, të cilat janë testuar nga mësues të disa vendeve dhe janë të përshtatshëm për të aftësuar si mësuesit me përvojë ashtu edhe ata në trajnim për të zhvilluar edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut. Ata janë prodhuar nga autorë me përvojë nga vende të ndryshme të Evropës dhe mbulojnë të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Edukimi për demokraci
Materiale në ndihmë të mësuesve të edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut
Objektivi i këtij manuali është të mbështetë mësuesit dhe praktikuesit në Edukimin për Qytetari Demokratike dhe Edukimin për të Drejtat e Njeriut (EQD/EDNJ). Ai u drejtohet çështjeve kryesore rreth EQD dhe EDNJ, duke përfshirë kompetencat për qytetari demokratike, objektivat dhe parimet bazë të EQD/EDNJ, dhe gjithë qasjen e shkollës ndaj edukimit për demokraci dhe të drejtat e njeriut.
Manuali përbëhet nga tre pjesë. Pjesa I përshkruan parimet bazë të EQD/EDNJ
deri në momentin që ato janë të dobishme dhe logjikshme për praktikantin. Pjesa II jep udhëzime dhe mjete për të hartuar, mbështetur dhe vlerësuar proceset e nxënësit në të mësuarit konstruktivist dhe ndërveprues. Pjesa III ofron instrumenta për mësuesit dhe nxënësit në EQD/EDNJ.
Vëllimet e tjera në këtë seri ofrojnë modele konkrete të mësuari dhe materiale në fushën e EQD/EDNJ për nxënësit, nga arsimi fillor deri në atë të lartë të shkollës së mesme.
Lexoni më shumë
Rritemi në demokraci
Njësi mësimore për edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në arsimin fillor
Rritemi në demokraci i drejtohet mësuesve që duan të integrohen në Edukimin për Qytetari Demokratike (EQD) dhe Të drejtat e Njeriut (EDNJ) në mësimdhënien e tyre të përditshme. Nëntë kapituj mësimorë, me rreth katër mësime për secilin kapitull, na japin udhëzime hap pas hapi, duke përfshirë të dhëna për nxënësit dhe informacione për mësuesit. Manuali i plotë mundëson programin e një viti të plotë shkollor për nxënësit në shkollën fillore (klasat 4-6), por meqenëse çdo kapitull, është i plotë në vetvete, manuali lejon lirshmëri të madhe në përdorim. Prandaj, është ai i përshtatshëm për redaktorët e teksteve, zhvilluesit e kurrikulës, për trajnerët, mësuesit kujdestarë dhe mësuesit fillestarë.
Objektivi i EQD/EDNJ është që të mësojë fëmijët të bëhen qytetarë aktivë, të jenë të gatshëm dhe të aftë për të marrë pjesë në komunitetin demokratik. Prandaj, EQD/EDNJ thekson fuqimisht veprimin dhe të mësuarit në bazë detyre. Komuniteti i shkollës është konceptuar si një fushë përvoje e mirëfilltë, ku të rinjtë mund të mësojnë si të marrin pjesë në vendimmarrjen demokratike dhe të marrin përgjegjësinë qysh në këtë moshë. Konceptet kryesore për EQD/EDNJ mësohen si mjete të të mësuarit përgjatë gjithë jetës.
Lexoni më shumë
Të jetuarit në demokraci
Veprimtari mësimore për qytetarinë demokratike dhe për të drejtat e njeriut për arsimin e mesëm të ulët
Ky është një manual për mësuesit e Edukimit për Qytetari Demokratike (EQD) dhe të Edukimit për të Drejtat e Njeriut (EDNJ), për redaktorët e teksteve dhe hartuesit e kurrikulës së EQD/EDNJ. Nëntë kapituj, me afërsisht, nga katër mësime secili, përqendrohen në konceptet themelore ë EQD/EDNJ. Planifikimi i veprimtarive mësimeve përmban udhëzime hap pas hapi, fletë pune pune për nxënësit dhe informacion ndihmës për mësuesit. Në këtë mënyrë, manuali shërben, si për ata që janë të rinj në profesionin e mësuesit, ashtu edhe për mësuesit në punë që trajnohen në fushën e EQD/EDNJ. Edhe mësuesit me përvojë mund të mbështeten në idetë dhe materialet e këtij manuali. Manuali, në tërësi, ofron një kurrikul të plotë për klasat e arsimit të mesëm të ulët, por, meqë çdo kapitull i tij është i plotë në vetvete, ai lejon mundësi të mëdha përshtatjeje në përdorimin e tij.
Objektivi i EQD/EDNJ është qytetari aktiv, i gatshëm dhe i aftë të marrë pjesë në komunitetin demokratik. Për këtë arsye, EQD/EDNJ thekson me forcë veprimin dhe të mësuarit në bazë detyre. Komuniteti i shkollës trajtohet si një fushë e veçantë përvoje, ku të rinjtë mund të mësojnë si të marrin pjesë në vendimmarrjen demokratike dhe të ndërmarrin përgjegjësi që në moshë të vogël. Konceptet themelore të EQD/EDNJ mësohen si instrumente të të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Lexoni më shumë
Pjesëmarrja në demokraci
Njësi mësimore për edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në ciklin e mesëm të lartë

Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve
Nëntë projekte të shkurtër për arsimin bazë
Fëmijët duhet të njohin të drejtat që kanë dhe edhe t’i vlerësojnë dhe t’i përdorin ato. Për të arritur këtë, shkolla duhet të lejojë përfshirjen e përvojave të larmishme të të mësuarit në edukimin për të drejtat e fëmijëve. Fëmijët kuptojnë dhe vlerësojnë të drejtat e tyre duke i ushtruar ato, si në shkollë ashtu edhe në jetën e përditshme. Kjo është sfidë e madhe për mësuesit, pasi ai duhet të krijojë një mjedis që qeveriset nga shpirti i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut.
Ky manual është hartuar për mësuesit të cilët kërkojnë instrumente për t’u mësuar nxënësve të arsimit bazë të drejtat e fëmijëve. Të veçantën e këtij manuali e përbëjnë:
Lexoni më shumë
- Jë hyrje e shkurtër me informacion për kuadrin konceptual dhe për të mësuarit përmes shembullit.
- Nëntë projekte të shkurtër për rnxënësit, me nga katër mësime secili, për t’u zhvilluar në nëntë vitet e para të shkollimit të tyre.
- Mësime të hollësishme dhe plane mësimore.
- Qasja e të mësuarit me bazë detyre.
- Shtojca me burime mësimore dhe informacion për të drejtat e fëmijëve (këtu përfshihet edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe një version i ilustruar i saj)
Mësimdhënia e demokracisë
Një përmbledhje modelesh për qytetarinë demokratike dhe për të drejtat e njeriut.
Ky manual për mësuesin përmban një përmbledhje ushtrimesh dhe modelesh për Edukimin për Qytetarinë Demokratike (EQD) dhe Edukimin për të Drejtat e Njeriut (EDNJ) në shkolla dhe në mjediset jo-formale të arsimit. Këto modele mësimdhënieje sigurojnë kuadrin për të nxitur nxënësit të bëhen aktivë, përmes shembujve dhe thellimeve në të kuptuarit e e parimeve të përgjithshme të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Shumë ushtrime përshtaten me lehtësi për grup-mosha të ndryshme, ndërkohë që shkalla e reflektimit mund të jetë e ndryshme.
Larmia e gjerë e qasjeve pasqyron faktin që, për këtë libër, kanë kontribuar autorë nga të gjitha vendet e Evropës. Ata janë mbështetur në burime dhe tradita të ndryshme mësimdhënieje dhe të mësuari dhe kanë përzgjedhur modele të njohura nga përvoja praktike dhe të testuar në klasë. Megjithatë, çdo pjesë të këtij libri përshkohet nga një kuptim i përbashkët për EQD/EDNJ: në EQD/EDNJ, metoda mbart mesazhin. Ky manual u jep lexuesve mundësinë të zgjedhin dhe provojnë traditat dhe qasjet e ndryshme në Edukimin për Qytetarinë Demokratike dhe në atë për të Drejtat e Njeriut.
Lexoni më shumë