Ideja e edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut nuk është e re. Për shumë vite edukimi civik ose qytetar ka qenë i pranishëm dhe është zbatuar në mënyra të ndryshme nëshumë vende të Europës. Kryesisht, përmbajtja e tij synonte informimin enxënësve,përmes metodave tradicionale të mësimëdhënies, për sistemin politik, domethënë, për kushtetutën qëështë në fuqi në vendin e tyre. Qytetaria që buron nga një mësimdhënie e tillëështë pasive dhe e kufizuar në fushën e veprimit të saj. Për pjesën më të madhe të njerëzve qytetaria nënkuptonte kryesisht bindjen ndaj ligjit dhe votimin në zgjedhjet publike. Këto përgjegjësi janë pjesë e mjedisit ligjor dhe kulturor në të cilin jetojnë qytetarët. Disa vende kanë përfshirë edhe edukimin e të drejtave të njeriut në kurrikulat e tyre. Arsimtarët e Europës, gjithnjë e më shumë, po pranojnë lidhjen ndërmjet edukimit për qytetari demokratike dhe edukimit për të drejtat e njeriut.
Ngjarjet dhe ndryshimet që kanë ndodhur në dhjetëvjetëshat e fundit në Europë e kanë sfiduar dhe po e sfidojnë këtë model të qytetarisë. Ndër këto ndryshime përmendim:
- konfliktet etnike dhe nacionalizmi;
- rreziqet dhe pasiguria globale;
- zhvillimi i teknologjive të reja të informimit dhe të komunikimit;
- problemet mjedisore;
- lëvizjet e popullsisë;
- shfaqja e formave të reja të identiteteve kolektive tësë kaluarës;
- kërkesa për rritje të autonomisë personale dhe të formave të reja të barazisë;
- dobësimi i kohezionit social dhe i solidaritetit ndërmjet njerëzve;
- dyshimi ndaj institucioneve politike tradicionale, formave të qeverisjes dhe lidershipit politik.
- rritja e ndërlidhjes dhe ndërvarësisë politike, ekonomike dhe kulturore, në nivel rajonal dhe global.
Këto sfida kërkojnë edhe një lloj të ri qytetari: qytetar që jo vetëm njeh dhe kupton përgjegjësitë e tij qytetare, por edhe është aktiv e i aftë të kontribuojë vullnetarisht në jetën e komunitetit, të vendit dhe të botës, si dhe të marrë pjesë aktive e të shprehë individualizmin dhe të zgjidhë problemet.