Ju po lexoni Vëllimin I
Edukimi për demokraci

4. “Ne rikrijojmë botën në mendjet tona”: të mësuarit konstruktivist nëEQD/EDNJ13

Kur lexojmë një histori, në  mendjen tonëe kthejmë atë në diçka të ngjashme me një film. Ne shtojmë hollësi të tjera dhe skena të cilat autori i nënkupton ose i lë jashtë. Ne mund edhe të përfytyrojmë fytyrat e personazheve. Disa romane  i ngulisin aq  shumë këto në përfytyrimet tona, sa ndonjëherë pësojmë zhgënjim kur  shohim të njëjtën ngjarje në një film të vërtetë. Imagjinata jonë ka krijuar një “film” tjetër, shumë më të mirë dhe të veçantë, siç është edhe mendja e çdo lexuesi.

Ky është një shembull  i aftësisë sonë “për të rikrijuar botën në mendjet tona”. Bota në të cilën jetojmë, në një farë mënyre,është bota si ne e perceptojmë: ajo përbëhet nga konceptet dhe gjykimet që ne kemi krijuar për të. Si nxënës, ne përpiqemi të kuptojmë atë që lexojmë ose dëgjojmë.  Një studiues i trurit e karakterizon trurin e njeriut si një “makinë që kërkon kuptim”. Gjërat që nuk kanë kuptim duhet të veçohen. Nëse mungon informacioni, ne duhet ta gjejmë atë ose ta plotësojmë, duke e hamendësuar vetë.14

Me pak përvojë, mësuesi vë re se gjatë leksionit, çdo nxënës merr dhe kujton një mesazh të ndryshëm. Disa nxënës do ta kujtojnë  këtë informacion edhe kur të jenë të rritur, sepse ajo mund të jetë lidhur ngushtë me interesat e tyre. Të tjerë mund ta harrojnë atë që ditën tjetër, sepse nuk lidhet me strukturën e tyre të njohurive dhe të vlerave. Pikëpamja konstruktiviste,  interesohet për atë që ndodh në mendjen e nxënësit.

Konstruktivizmi e koncepton të mësuarit si një proces shumë të individualizuar:

  • Nxënësit ndërtojnë, ndryshojnë ose krijojnë strukturat e të kuptuarit. Informacioni i ri lidhet me njohuritë paraprake të tyre.
  • Nxënësit vijnë në një orë EQD/EDNJ me përvojat dhe biografitë e tyre vetjake.
  • Gjinia, klasa, mosha, prejardhja etnike ose besimet fetare dhe identitetet e tjera mund të ndikojnë në qëndrimin e nxënësit.
  • Ne zotërojmë forma të ndryshme inteligjence që shkon përtej të kuptuarit të thjeshtë të të qenit nxënës i mirë në matematikë ose në gjuhë.15
  • Nuk ka standarde absolute për qëndrimet personale ose politike.

Të mësuarit konstruktivist mund të ndahet në tri nënkategori dhe mësuesi luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e tyre.

13. Për trajtim më të plotë të kësaj teme shiko Vëllimin IV në këtë seri botimesh.
14. Shiko Gollob R. dhe Krapf P. (eds) (2008), EQD/EDNJ Volume III, Njësia 1, Stereotipat dhe paragjykimet. Çfarë është identiteti? Si i shoh të tjerët, si të tjerët më shohin mua? Strasbourg, pp. 19-38.
15. Shiko veprën e  Hoëard Gardner për inteligjencat e shumëfishta.


4.1 Nxënësit “ndërtojnë” kuptimin– ata zbulojnë dhe krijojnë diçka të re

Mësuesit  mund të mbështesin nxënësit e tyre, përveç të tjerave:

  • duke krijuar shanse tëmësuari;
  • duke caktuar detyra sfiduese;
  • duke mundësur mësimin përmes medias dhe leksioneve që përfaqësojnë objektet  e të mësuarit;
  • duke nxitur dhe duke mbështetur vetvlerësimin e nxënësit.

4.2 Nxënësit “rindërtojnë” ata çfarë kanë mësuar – ata e zbatojnë dhe e verifikojnë atë

Të gjithë ne, në përgjithësi, jemi autorë tëzbatimeve të tilla, por në shkollë, mësuesi i mundëson ato:

  • duke krijuar shanse për shkëmbim, paraqitje dhe diskutim të ideve;
  • përmes testimit dhe vlerësimit;
  • përmes punës për portofolit;
  • përmes detyrave sfiduese, për shembull, përmes projekteve.

4.3 Nxënësit analizojnë ose kritikojnë rezultatet e tyre dhe të të tjerëve

Pa rishikimin dhe testimin kritik çdo përpjekje do të ishte e padobishme për shoqërinë dhe për vetë   nxënësin.  Që këtej buron, në një farë mënyre, dimensioni shoqëror i të  mësuarit.