Në këndvështrimin e mësuesit, detyrat e përgatitura me kujdes janë mjetet kryesore për të mbështetur proceset aktive të të mësuarit. Në skicimin ose në përshtatjen e detyrave të të nxënit, mësuesi merr parasysh të gjitha aspektet kryesore të mësimdhënies dhe tëmësuarit: struktura e përmbajtjes dhe e objektivave të të mësuarit, nivelet fillestare të arritjes së nxënësve, të kuptuarit dhe aftësitë, shanset e tëmësuarit, media dhe atmosfera e punës në klasë.
EQD/EDNJ, në thelb, organizohet si mësim me bazë detyre. Vëllimet II – VI përmbajnë shumë demostrime dhe përshkrime të të mësuarit me bazë detyre, të integruar në katër mësime rradhazi, për të lejuar planifikim më realist të saj. Të mësuarit me bazë detyre ndahet në tre kategori bazë: simulimi i realitetit, eksplorimi i realitetit dhe prodhimi. Tabela e mëposhtme përmban shembuj për këto kategori.
Të mësuarit në bazë detyre | ||
Simulatimi i realitetit në klasë | Eksplorimi dhe ndërmarrja e veprimeve në situatat e jetës reale | Produkti |
Lojë me role Lojëra për vendimmarrje Statujat që luajnë Konferenca Biseda televizive Debate Seanca dëgjimore Panel |
Intervistë me njëekspert Intervistë në rrugë Pyetësor dhe kërkim Profesion Kërkim pune Studim raste Të marësh pjesë në qeverinë e shkollës Të marrësh pjesë në planifikimin e mësimit |
Prezantim Fletë pune Poster Qarkore Gazetë muri Video ose pjesëz muzikore Internet site Prezantim Raport: të rejat e javës Ekspozitë Portfofol |
Aftësitë e trajnimit |