- Çfarë përvoje, njohuri dhe aftësi të përgjithshme zotëroj unë si mësues?
- Në çfarë shkalle njohuritë e mia kanë nevojë të plotësohen, krahasuar me nevojat e përmbajtjes dhe lëndës, objektivave, metodave e përshtatshme të mësimdhënies dhe proceset e të mësuarit?
- Në cilat fusha unë dëshiroj të mësoj e të plotësoj veten ( në fushën e njohurive, e metodave të mësimdhënies, të aftësive profesionale, të cilësive personale etj.)?
- Cilin prej koncepteve të natyrës njerëzore unë kam zgjedhur si udhëzuesin tim të përgjithshëm?
- Cili është kuadri teorik ose një variant i thjeshtuar i një teorie që udhëheq punën time si mësues?
- Si mund ta përshkruaj dhe përkufizoj marrëdhënien time me nxënësit?
- Cilat janë kufijtë e mi në lidhje me orët e punës, stresin etj. Si i shfrytëzoj unë aftësitë e mia personale për punë?
- Si të pakësoj ngarkesën time të punës me anë të një planifikimi më të mirë të saj dhe të veprimtarive të tjera?
- Si të përdor me efektshmëri kohën dhe si të merrem me burimet e stresit tim?
Ju po lexoni Vëllimin I
Edukimi për demokraci