Ju po lexoni Vëllimin I
Edukimi për demokraci

2. Detyrat dhe çështjet kryesore për vendosjen e objektivave dhe përzgjedhjen e materialeve


2.1 Detyra

Mësuesite përgjegjshëm në punën e tyrepërballen në mënyrë të përsëriturme problemin e justifikimit: cilat janë arsyet për përzgjedhjene objektivavedhe temavetë mundshme?
Të përcaktosh një objektiv të mësimdhëniesdo të thotë të ndërmarrësh një nga vendimet mëthemelore që lidhen metë. Objektivatnukduhenthjeshttë kopjohenose përshtaten, e as nuk duhet thjeshttë imponohennë mënyrë dogmatike. Përkundrazi, atoduhettë shqyrtohen seriozishtdhe përzgjedhja e tyreduhet të bazohet nëarsyetim dhe justifikim të shëndoshë. Përnjëmësues është e rëndësishmetë lidhë objektivatmësimore me kushtet  e të mësuarittë nxënësvedhet’i përshtatë atonë përputhje me rrethanat(shih Njësia1, Kushtet e Mësimdhënies dhe të Mësuarit).

Sapoobjektivatjanë bërë mëkonkrete, në to duhet të përfshihen aspekte tëpërmbajtjes. Ju nuk do të mundtë përcaktoniobjektivat tuajatë mësimdhënies deri sa tëkeni vendosur edhe niveline dëshiruar tëarritjeve që lidhen mepërmbajtjen, domethënë,tematqë do tëpërfshihen

Në procesin e planifikimit, punanëaspektet epërmbajtjessëmësimdhëniesështë   i vështirëdhe kërkon kohë.  Në shikim të parë, mund të duket se nevojiten vetëm pak përpjekje, meqenëse kurrikulapërcaktonudhëzime të qartadhe disamediamësimoreofrojnësugjerimetë detajuara. Megjithatë, detyra kryesore është në dorë të mësuesit: juduhet të jeni mirinformuarnëtë gjithëfushën edijes ku dëshironitë jepni mësim, juduhet tastrukturoni,të merrni njëkuptim të plotë tësaj, ta analizoni tërësisht, ta vlerësoni në mënyrë kritike,të bëni zgjedhjetë qëllimshmetë temavedhe objektivave të mësimdhënies, të reflektonivendimin juajnë një gamëkonteksteshmë të gjëra, të identifikoni, në temat e përzgjedhura vlerën e tyrearsimore etj. Kjo detyrëështëe një rëndësie thelbësore, sepse numri itemavetë mundshmetë mësimdhëniesështë i pafund, ndërsakohadispozicionpërplanifikimin dhemësimdhënienështë e kufizuar.

Çështjet e mëposhtmekryesore dhe ato  që vijojnë e shërbejnë për   vetëkontroll  synojnë  t’ju udhëheqin dhe t’ju ndihmojnë nëkëtë detyrëtë ndërlikuar tëzgjedhjesdhepërgatitjes sëtemavepërmësimdhënie. Neju sugjerojmë tëbashkëpunonimemësuesit e tjerëdhendoshtaedhemenxënësit.


2.2 Çështjet kryesore

Përvendosjen e objektivave:

  • Çfarë objektivashdëshiroj tëarrij?
  • Çfarëkompetencashdo të jenëmë të rëndësishme për t’u fituar në fundtë njësisë?
  • Çfarë arsyeshmund tëjappërpërzgjedhjen e objektivave?
  • Çilat janë prioritetet që u mbajtën parasysh për vendosjen e objektivave(objektivat parësoredhe ato jo parësore)?
  • Cilat nga objektivatjanë të rëndësishmetani-për klasën tërësi dhe për nxënësit si individë, mashkull dhe /apofemër?
  • A jam unë i sigurt se objektivat e përzgjedhur prej meje do t’u shërbejnë interesavedhe nevojave kryesorenxënësve të mi?
  • A i përgjigjen mësimete mia me të vërtetë interesave dhe shqetësimeve tënxënësve?
  • A është e mundur që nxënësit të marrin pjesënë përkufiziminosepërzgjedhjen eobjektivavetë të mësuarit?
  • Sakohë(orëdhejavë)i ështëcaktuar arritjes së objektivave?
  • Cilat objektivaduhettë arrihennga të gjithënxënësitbrenda kohës së mësimit nëdispozicion (standardii përgjithshëmiarritjeve)?
  • A duhet të përcaktohennivele të veçanta arritjeshpër nxënës të veçantë (arsimi sipasaftësisëindividuale)?
  • A i kammundësuar unë nxënësve që të përparojnë nganjohuritë veprime, domethënë, a mundenatatë zbatojnë me vetëbesim njohuritëqë kanëfituar?
  • Ku përqendrohem unënëmësimdhënientime– në kompetencën njohëse, personale ose sociale?
  • Akam unë njëide të qartë përobjektivat afatshkurtra dheafatgjata,të cilat janëtë një rëndësieparësorepërklasën time, përgrupet etë mësuarit, për nxënësit e veçantë si meshkuj dhe femra?
  • A i kam deklaruar unë qartësisht dhe në mënyrë ekspliciteobjektivat?

Përpërzgjedhjen e temave dhematerialeve:

  • Cilattemakam përzgjedhur?
  • Cilatjanë arsyet përzgjedhjen time?
  • Cila është strukturaetemëssime?
  • A përputhet zgjedhja etemës sime me planin mësimor?
  • Cilat aspektetëtemëssimejanë interesantepërnxënësit e mi?
  • Si është lidhur i mësuarinëshkollëmetë mësuaritjashtë shkolle?
  • A lidhet tema me jetën dhe mjedisin e nxënësve?
  • A kam unë njohuri të përgjithshme për lëndën, e cila më mundësonpërzgjedhjen e njëtemë të caktuar? Si mund tëinformohem më mirë? A duhet unë të kryejndonjë studimoseeksperimentpara se tëzhvilloj lëndënnë klasë?
  • Cilatmaterialemësimorejanë në dispozicionpëraspektete veçanta tëtemës?
  • A do të ndikohen nxënësit ngapërvojae tyre personale, njohuritë dhe aftësitëmësimore(për shembull,fëmijëtmeprejardhje të ndryshme kulturoreosegjuhësore)?
  • A dotë jetëtema njësoj e përshtatshmepërnevojat e veçanta të dygjinive?
  • A më intereson mua tema e zgjedhur?

2 - Fletë pune 1: Kompetencat e nxënësve për EQD/EDNJ

Trefushat ekompetencëspërtë jetuar dhe mësuardemokracinëdhetë drejtat e njeriut

Qëllimi iEdukimitpërQytetari Demokratikeështë tëmbështetë zhvillimin ekompetencavenëtri fusha, të cilat janëgjithmonë e fuqimisht të ndërlidhuradhepër këtë arsyenukduhet të trajtohenveç e veç.

Educating_democracy_EN vol 1

 

 

Kompetencanëanalizën dhe gjykimin politik

Qëllimi është zhvillimi i kompetencëspër të analizuarngjarjet, problemet dhe çështjet e diskutueshmepolitike dhetë qenit nëgjendje për të shpjeguar arsyet përgjykimetpersonale.Shkollamund të kontribuojë nëkëtë proces, duke nxitur  nxënësittë përdorinanalizën e strukturuarpër të arriturnjë kuptimmëtë thellë tëçështjeve.

Për të arritur këtë janë të domosdoshme aftësitë e mëposhtme:

  • njohja e rëndësisë së vendimeve politikepërjetën e dikujt;
  • njohjadhegjykimi i pasojave të vendimevepolitike;
  • njohja dheparaqitja e këndvështrimit personal dhe e këndvështrimit të të tjerëve;
  • njohjadhetë kuptuarit etre dimensioneve tëpolitikës:
    a) dimensioni institucional,
    b) dimensioni i lidhur me përmbajtjen,
    c) dimensioni i orientuar nga procesi.
  • analizadhevlerësimi i fazave të ndryshme tëproceseve politikenënivelin mikro(për shembull, jeta e shkollës), nivelin mesatar(për shembull, të komunitetit) dhe nivelin makro(atë kombëtar dhe të politikës ndërkombëtare);
  • paraqitja efakteve,problemeve dhevendimeveme ndihmën ekategoriveanalitike, identifikimi i aspekteve kryesoredhelidhja e tyre mevlerat themelore tëtë drejtave të njeriutdhe të sistemevedemokratike;
  • identifikimi i kushteve, interesave dhe zhvillimeve sociale,ligjore,ekonomike, ekologjikedhendërkombëtarediskutimin përçështjet e diskutueshme të aktualitetit;
  • njohja e mënyrës sesi paraqitet politikangamedia.
Kompetencanë përdorimin emetodave

Për tëmarrë pjesënë proceset endryshme politike nuk duhen vetëmnjohuri bazërrethpërmbajtjespolitike, por nevojiten edhe strukturat dhe proceset, madje edhe kompetenca të përgjithshmetë cilat janë fituarnëlëndë të tjera(të tilla, si: komunikimi,bashkëpunimi, trajtimi i informacioneve, të dhënave dhestatistikave). NëEdukiminpërQytetari Demokratike duhettë trajnohendhe tëpromovohen aftësi dhe shkathtësi veçanta,  sitë qenitnë gjendje për tëargumentuar në favor osekundërnjë çështje, aftësi e rëndësishme, veçanërisht për marrjen pjesënëngjarjet politike. Qëllimi është që këto aftësitë përdorennëmetodat e përhapuranëdiskursinpolitik(diskutime, debate).

  • Për të qenë në gjendjepër të bërë këtë, janë të domosdoshme aftësitë e mëposhtme:
    aftësia për të gjetur, për tëpërzgjedhur, për të përpunuaër dhe për të prezantuarnë mënyrë të pavarurinformacionin e dhënëngamasmediadhe/osemediat e lajmevenë mënyrë kritikedhe fokusuar(për të grumbulluar, për të organizuar, për të vlerësuarstatistika,harta, diagramet, grafikë dhe karikatura);
  • aftësia për të vëzhguar  medietmesy kritikdhe për të   zhvilluarproduktet e vetatë pavarura mediatike;
  • aftësia për të zbatuar metodatempirike mediatike (për shembull, teknikat e studimit dheintervistimit).
Kompetencanëvendimmarrjen dheveprimin politik

Qëllimi është për të përftuarkompetencatpër t’u shfaqurdhe për të vepruar në mënyrëtë sigurtdhetë përshtatshmenë kontekstinpolitikdhenë publik.
Për të   bërë këtë, janë të domosdoshme aftësitë e mëposhtme:

  • Aftësia për të shprehurmendiminpolitiknë mënyrën e duhurdhe me vetëbesim dhe për të zotëruarformat e ndryshme tëdialogut.
  • Aftësia për të marrë pjesënë jetën publike dhe  për  të vepruarpolitikisht(aftësi komunikuese me gojëtë tilla, si:shpjegimi i pikëpamjeve, diskutimi, debati, drejtimi osemoderimi injë diskutimi,paraqitja me shkrim dheteknikate vizualizimitpërpostera, gazetamuri, procesverbale takimi, letrapër redaktorin etj).
  • Aftësia për të njohurmundësive tëveta për tëushtruar ndikim politik, duke formuar një ekipdhe duke punuarsë bashku;
  • Aftësia për t’u shprehur me vetëbesim, poredhe aftësia për tëbërë kompromis;
    aftësia për të njohur  mendimet dhe prirjet antidemokratike dhe për tëreaguar ndaj tyrenë mënyrën e përshatshme;
  • Aftësia për t’u sjellë natyrshëm në një mjedis shumëkulturor.

2 - Fletë pune 2: Dy grupe materialesh në EQD/EDNJ

Mësimdhëniadhe të nxënitpamaterialet e duhura është e pamundur, sepsematerialetjanëmedia që jeplëndën, temat, informacionin dhe të dhënat. Nxënësitzhvillojnëkompetencat e tyrenëpërmjetaktiviteteve, që do të thotëatabëjnë diçka” menjë objekt. Ajo që të vjen fillimisht në mendje në këtë drejtim ështëndoshtatekstishkollorosenjë manual dhe ato janë me të vërtetëtë rëndësishëmnë EQD/EDNJ.

Dykategoritë ematerialeve në EQD/EDNJ

Megjithatë, profili i veçantëi EQD/EDNJpasqyrohet në larminë e madhe tëmaterialeve dhemedieve. Teksti shkollordhe manuali janë shembuj tëmediave tështypura. Nëtë mësuarit ndërveprueskonstruktivist, njëkategoritjetërematerialevekrijohet ngamësuesi dhe nxënësit. Atojanë autentike, pasi janëmaterialetë dorës së parë, të prodhuara në vend, nënjë situatë të veçantë, për njerëzite pranishëm në atë kohë dhe atë vend. EQD/EDNJ, mësuesit dhe nxënësit nukjanëvetëm përdoruesite materialeve, por edhe prodhuesit e tyre. Vëllimet nga IIderiVI të këtij botimi të EQD/EDNJjapinshumë shembujpërkëtë kategori materialesh, shumëshpesh krijuaranga nxënësitnë kushtet e të nxënit të bazuar në detyra osenë projekte dhe njësitëmësimoredhepërshkrimi i mësimit eksplorojnëpotencialet e tyretë pasuramësimorepër nxënësit.

Njëmatricëekërkesave dhe materialeve të mësimit

Matrica e mëposhtmelidhdisa shembujtipikëpër këtody kategoritë materialeve– të dhëna ngamediadhe prodhuaranë proceset e bashkëveprimitqë përfshijnëmësuesit dhe nxënësit–me aspektetë ndryshme të zhvillimittë kompetencavenë fushën e EQD. Nenuk rekomandojmëasnjë llojparagjykimi për ndonjë lloj materiali, por më tepër sugjerojmë një qasje të integruar. Megjithatë, mësimi përmesdemokracisë dhe tëdrejtave të njeriutkërkon nga mësuesitqë të marrinseriozisht produktet e krijuaranga nxënësit.

Aspekte të
zhvillimit të
kompetencës
Materiale të transmetuara përmes medias Materiale të prodhuara në procesin e të mësuarit
Materiale të prodhuara nga mësuesit Materiale të prodhuara nga nxënësit
Zhvillimi i mëparshëm i nxënësve Materiale të tilla ekzistojnë edhe në media, për shembull, libra ose filma fëmijësh, por ato janë jashtë kuadrit të perceptimit të mësuesit Njohuri paraprake, përvoja e mëparshme dhe procesi i socializimit në familje ose me bashkëmoshatarët, informacione të përftuara më parë, brenda dhe jashtë shkollës
Përcaktimi i një teme, planifikimi i mësimit ose temës Ushtrime për nxehje truri dhe diskutim i të dhënave paraprake
Informacioni Raportime aktuale të lajmeve (media e shkruar, TV, DVD, Internet)
Tekste shkollore
Leksione
Ofrimi i materialeve bazë (tabela me fleta, lapustila, letër me ngjyra)
Të dhëna të nxënësve (dekonstruksioni (zbërthimi)i mesazheve të transmetuara përmes medias, përmbledhje, detyra për t’u ndjekur, prezantime, argumente dhe debate në diskutim, komente, pyetje)
Analiza dhe gjykime Çështje dhe keqkuptime në politikë dhe shkencë (fletë pune, tekste shkollore) Udhëzime për konceptet kryesore
Kritikat që kërkojnë dekonstruktim
Trajnimi i aftësive Fletë pune (udhëzime trajnimi) Demonstrimi dhe stërvitja Marrje e reagimeve
Pjesëmarrja dhe veprimi Drejtimi i një sesioni Përvojë
Pyetje, komente, thellim, interesa
Vlerësimi dhe pikëzimi Fletë testimi
Pyetësorët
Plane mësimore
Vëzhgime Vetëvlerësimi
Reagimet
Shprehja e nevojave të mësimit

 


2 - Fletë pune 3: Përzgjedhja dhe përdorimi i materialeve mësimore në EQD/EDNJ

Përzgjedhja ematerialeve tëtransmetuarapërmesmediave

Koncepti më i gjerëimaterialeve nënkupton se si i përzgjedhinmaterialet mësuesit dhe nxënësit. Nxënësit e bëjnë këtënëproceset e tyretë të mësuaritkonstruktivist. Këtu,ne përqendrohemi nëroline mësuesitnë përzgjedhjene materialeveqë do të përdoren në orët e EQD/EDNJ.

Kriteret përpërzgjedhjen e materialevetë prodhuara ngamedia:
  • Besueshmëria: a janë autori, burimi, qartësishttë identifikueshme? A janë marrë teksti,të dhënatetj.nga versioniorigjinaldhe a munden nxënësit(nënivelin e mesëm) të shohin nësejanë bërëndryshime?
  • Përshtatshmëria: a përshtaten materialet me niveline të kuptuarit dhe zhvillimit të kompetencës së nxënësve,duke përfshirë këtu edhepërvojëne tyre në zbërthimin emesazheve tëtransmetuarangamediat? Materialet nuk duhettë jenë as shumë lehta, as shumë vështira; atoduhet të kërkojnëpërpjekjeqë përmirësojnëaftësitëe nxënësvedhe iu shton atyre njohuritë, të kuptuarit dhefuqinë egjykimit.
  • Vlefshmëria: a i përmbushmaterialiinteresat e nxënësve? A trajton ai një temëose problem të rëndësishëm për nxënësit? A mundenata lidhinpërmbajtjen me njohuritë ose përvojën e tyre papaprake?
  • Parimiimos-indoktrinimitose i larmisë së këndvështrimeve: a tregojnë materialet këndvështrime të ndryshme? A e shmangin ato kurthin eindoktrinimit të nxënësve– në çfarëdodrejtimi tëtë menduarit, të gjykimit ose tëinteresave(shih dokumentin përetikënprofesionale tëmësuesve në EQD/EDNJnë këtëvëllim)?
Trajtimi i materialeve tëprodhuara nga nxënësit

Materiale të shkruara, imazhe etj.:mësuesi mund t’istudiojëkëtoparaosepasmësimevedhevendosë se çfarë hapashtë ndërmarrë.
Të dhëna nxënësve të shprehura me gojë e vënë mësuesin përpara detyrave gjthnjë e mëtë vështira, sepse ajo/aiduhet të reagojënë mënyrë spontanedheshpesh edhe tëimprovizojë. Shih fletën e punës për drejtimin e diskutimeveplenare nëkëtë vëllim.