Ju po lexoni Vëllimin I
Edukimi për demokraci

2. Detyradhe çështje kryesore për të kuptuarpolitikat


2.1 Detyrapërmësuesit në EQD/EDNJ

Në të gjithafushat emësimdhënies dhe të nxënit, jovetëmnë EQD/EDNJ, nxënësit i kuptojnë çështjet komplekse të lëndës,duke studiuar përmes shembujvetë zgjedhur paraprakisht. Manualete mësuesitnë këtë botim të EQD/EDNJ,përnivelinfillor, të ulëtdhetë lartë të shkollës së mesme(vëllime II-V) e demonstrojnëkëtë parimnë çdonjësi mësimore dhe tregojnë mundësinë e  qasjeve të ndryshme.Manualettregojnë,gjithashtu,se këtoshembujmundtë merrenngakonteksti iqeverisjessë shkollës ose nga vendimmarrjapolitike e çdo niveli–në varësi të moshëssënxënësve, të materialit që është në dispozicionose që mund të ofrohet nga nxënësitdhe nga rezultati që mësuesi dëshiron të arrijë në mësim.

Këta shembuj,në thelb,janë dyllojesh -analiza enjë problemi ose e një çështjeje politike dheanaliza enjë procesi tëvendimmarrjespolitike. Mësuesi duhet të vendosë se cilët shembujjanë të përshtatshëmdhetë sqarojë se çfarëmaterialiështë në dispozicion oseështë i nevojshëm për këtë qëllim.

Detyrae mësimdhënësit të EQD/EDNJ-së është të lidhëelementet e mëposhtëmnëplanifikimin e mësimeve për politikën:

Educating_democracy_EN vol 1

 

Asnjë planifikim mësimi nuk është i mundur pa marrë parasysh të gjithë elementet e mësimdhënies dhe të mësuarit dhe pa i lidhur ato sëbashku. Ndryshimi i pozicionit të një elementi do të ndikonte tek të tjerët. Nga ana tjetër, lënda mësimore mund të ndryshohet për të arritur një objektiv të caktuar ose anasjelltas.


2.2 Çështjet kryesore

  • Çfarë duhettë jenë nxënësit e minëgjendje të bëjnëpaskësaj njësiemësimore? Çfarëduhet të kenë kuptuardhetë jenë në gjendjet’ua shpjegojnë të tjerëvedheçfarëkritereshduhet të jenë në gjendje të përdorinnëgjykimine njëçështje politike?
  • Si mundem unë tëvlerësojzhvillimin e kompetencës së tyre?
  • Si munden nxënësit të përdorin përvojën e tyre tëjetës së përditshmeose atë nëshkollëpër të kuptuarpolitikën?
  • Si eperceptojnë nxënësit vendimmarrjenpolitike?
  • Deri në çfarë masenxënësit janë të vetëdijshëm përinteresat e tyre?
  • Cilat çështjeaktualendikojnë tek nxënësit?
  • Cilat çështjeaktualejanë në gjendje të kuptojnë nxënësit?
  • A janëkëto çështjetë lidhura meqeverisjen e shkollës ose politikënnë nivel lokal, rajonal, kombëtar ose ndërkombëtar?
  • Si mund t’inxis unë nxënësit e mitë marrin pjesënëzgjidhjen enjë çështje?
  • Çfarëlloj medie ose materialedotë përzgjedhpër të paraqiturmendime të ndryshme për këtë çështje?
  • Çfarëdetyrash do t’u caktoj nxënësve për të punuar në mënyrë të pavarur?
  • Çfarë materialesh mund të më japinnxënësit e mi?
  • Çfarëkoncepteshkyçmundtë zbatojnë ata përtemën oseçështjen e caktuar?
  • Çfarëopinionesh pres unë të shprehinnxënësit e mipër një çështje?
  • Cili ështëmendimi im? Cilit kriteri kam dhënë unë përparësinëgjykimin tim?
  • Si do sigurohem unë se nukdo të ndikoj te nxënësit, duke i bindurtë pranojnë këndvështrimin tim?
  • Në çfarë mënyredo mund të fillonin nxënësit e mitë vepronin?

2 - Fletë pune 1: Si mund të trajtoj çështjet e politikës në orët e EQD/EDNJ?

EQD/EDNJ, nxënësit duhet tëmësojnë sitë kuptojnëpolitikën. Por,çfarëështë politika? Çfarëe bënnjë temëpolitike? Shembulli i mëposhtëmmund të shërbejësi një hyrje.

Një qytet i vogël në një zonë rurale ka një shkollë që u shërben, jo vetëm nxënësve që banojnë në qytet, por edhe atyre që ndodhen 20 km larg. Ata përdorin shërbimin e autobusit për të lëvizur nga shkolla në shtëpi. Qeverisja bashkiake mbështet familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht ato që kanë dy a më shumë nxënës në shkollë. Familjet përfitojnë zbritje në pagesën e autobusit, që ndryshon nga 25% në 75%.

Kriza ekonomike ka çuar ulur shumë të ardhurat nga taksimi. Përfaqësuesit e këshillit bashkiak diskutojnë si të ulin, sa më shumë që të jetë e mundur, shpenzimet duke shmangur financimet nëpërmjet kreditimeve. Disa politikanë dhe komentues me influencë kanë sugjeruar reduktimin e uljes për autobusët ose edhe ndërprerjen e plotë të saj. Ata argumentojnë se ulja e plotë e shpenzimeve është e konsiderueshme, por ato janë shpërndarë mes familjeve që zor se do ta “ndjejnë pickimin”.  Shumë prindër nuk janë dakord me këtë zgjidhje dhe dëshirojnë që sistemi dhe përkrahja e familjeve të vazhdojë siç është.

Kjo histori është e sajuar, porndoshta është mjaft tipikenëdiskutimet për  uljen e shpenzimeve publikenë kohët e recesionit ekonomik. Çfarëështë politikenë këtë histori?

Një modeltre-dimensional ipolitikës

Përkonceptin epolitikësjanë të mundshme përkufizimetë ndryshme.Njënjeri i zakonshëm,qëështë i aftë përmësimdhënie dhe  për të mësuar zbatonnjë modeltre-dimensional të politikës: çështjet, vendimet dhe institucionet.

Dimensioni içështjeve politike: në politikë, njerëzitdebatojnëpërinteresat e tyreosenë lidhje me çështjen se si mund të identifikohet dhe të zgjidhet një problemosedilemë.Ndonjëherë ataorganizohennë grupe me qëllim që të shprehin më mirë interesat e tyre kolektive. Debatidhepolemikajanë diçkanormalenë politikë; atopasqyrojnëinteresa dhe mendimetë ndryshmenënjë shoqëripluralistedheaskush nuk duhet tëfrikësohet nga to, nësezgjidhennë mënyrë paqësore.

Dimensioni ivendimmarrjespolitike: në politikë, problemet janëurgjente–ato ndikojnë ne interesat ekomunitetitsinjë i tërë ose në  ato të një grupi të madh njerëzish.Ata kërkojnëveprim dhe, për këtë arsye, diskutimiduhet tëçojëderinë një vendimmarrje, që shoqërohet  me një veprimtë mëvonshëm.

Dimension institucional ipolitikës i referohetkuadritnë të cilën bëhet politika.Çfarëkompetencash i janë dhënë gjithkujt?Simbahenzgjedhjet? Sibëhenligjet? Çfarëtë drejtash kaopozita parlamentare? Si ndikojnë individët dhe grupet e veçantatë interesit për  këto procesepolitike? Kydimensionpërfshin edhe Kushtetutën,rregullat dhe ligjet, të cilat  përcaktojnëmënyrën se si trajtohen çështjetpolitikenë mënyrë paqësorenëproceset e vendimmarrjesdemokratike. Njëkonceptmë i gjerëpërfshin   edhe dimensioninkulturor,vleratdhe qëndrimetqëqeverisinsjelljenpolitike tëqytetarëve.

Pyetjetkryesore nëtri këndvështrimepolitike

Të tredimensionet na lejojnëtë shohim politikënnga këndvështrime të ndryshme. Kjondihmon për tësjellë rregull në kompleksitetinqë shoqëron çështjetpolitike. Secila nga këtotri këndvështrime politikeçon në çështje interesantekyçe. Pyetja që shtrohet këtushërben si shembulldheduhet të përshtatetsipas kërkesave të rastitpo studiohet.

Dimensioni i çështjeve politike Përgjigjet
Cili është problemi që duhet të zgjidhet? Rreziku i rritjes së borxhit publik në kohën e recensionit ekonomik.
Cilët janë të përfshirë dhe çfarë objektivash ose interesash mbështesin ata? Politikanët lokalë: shmangni kreditë duke pakësuar shpenzimet publike.
Familjet me të ardhura të ulëta: vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë.
Cilat janë të drejtat njerëzore në rrezik? Barazia dhe mos diskriminimi E drejta e arsimimit E drejta e sigurisë sociale.
Çfarë sugjerimesh jepen ose diskutohen për zgjidhjen e problemeve? Pakësimi ose shkurtimi i pagesës së autobusit për familjet.
Dimensioni i vendimmarrjes politike
Kush merr pjese në procesin e vendimmarrjes politike? Politikanët Komentatorët e medias Familjet
Kush është dakord dhe kush është kundër? Bien dakord në sugjerimin e uljeve për përkrahjen e familjeve Kundërshtojnë uljet
Çfarë shansesh kanë lojtarë të ndryshëm për të ndikuar për vendimin përfundimtar? Ndikim i drejtpërdrejtë te anëtarët e këshillit bashkiak. Mund të gjejnë mbështetje mes qytetarëve ose në media.
Kush ka më shume pushtet, kush ka më pak? Varet. Rasti në studim nuk ofron informacion në këtë pikë.
Kush ka shanse më të mëdha ose më të vogla për të siguruar një shumicë? Politikanët mund të sigurojnë shumicën në këshill me shumë lehtësi; megjithatë, nëse vendimi është jopopullor, ata mund të humbasin mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme dhe duhet, për këtë arsye, të jenë të kujdesshëm.
Dimensioni institucional (kuadri)
Cilat nga parimet kryesore të kushtetutës ose të mjedisit legjislativ janë të pranishme ose që po zbatohen? Kontrolli dhe balancat, zbatimi i ligjit, siguria sociale, liria e shtypit, liria e shprehjes (prindërit).
Cilat janë standardet e mundshme ndërkombëtare dhe/ose rajonale të të drejtave të njeriut? Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948)
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (1950)
Konventa për të Drejtat e Fëmijës (1989)
Cilët institucione politike janë të përfshirë, dhe cilat janë pushtetet e tyre të vendimmarrjes? Këshilli Bashkiak si ligjvënës
Çfarë ligjesh dhe parimesh ligjore duhet të zbatohen? Rasti në studim nuk na jep informacion; domethënë, këtu kemi megjithatë, një pyetje standarde që duhet të përfshihet gjithmonë.

Si e mbështetkjo analizë EQD/EDNJ?

Një analizëe strukturuardhesistematike enjë temepolitikendihmonmësuesinnë përgatitjen e mësimeve të EQD/EDNJ dhe nxënësit në të kuptuarit e politikës.

Mësuesi:

  • mund tëvendosë nëse do tëpërqendrohet vetëm në njëdimension, duke përdorur një studim rasti,të tillësiky,për të demonstruarse si punon sistemiiinstitucioneve politike, se si merret njëvendim politik ose çfarë është një çështje politikedhe se simundtë zgjidhet ajo;
  • mund ta kthejëkëtë studim rastinënjë lojë vendimmarrjeje: nxënësit veprojnënë role tëndryshme, dhenegociojnë për një zgjidhje;
  • vëzhgon me kujdes median për të identifikuarmaterialet e përshtatshmepër çështjenaktuale. 

Nxënësit:

  • ushtrojnëkompetencat e tyrepër të kuptuardhe për të zgjedhurinformacione për çështjetpolitike,proceset e vendimmarrjesdhe institucionetpolitike;
  • mësojnëtë bëjnë pyetjeqëudhëheqinanalizat e tyre;
  • mësojnëse si të merrenmeçështjekomplekse,duke i shqyrtuar pjesët e tyre një nga një dhe duke i analizuar ato ngakëndvështrime të ndryshme.

2 - Fletë pune 2: Si mund të mbështes nxënësit në gjykimin e çështjeve politike?

Objektivi kryesori EQD/EDNJështë t’umundësojë nxënësvepjesëmarrjen nëkomunitetin e tyredhenë politikë. Për të ndërmarrë veprimenëkëtë mënyrë, nxënësit duhet të dinëse çfarë duantë arrijnë; objektivat dhe strategjitëepjesëmarrjespolitike bazohen në analizëndhe gjykimin.
Si munden mësuesite EQD/EDNJmbështesinnxënësit e tyrenëgjykimine çështjevepolitike? Nxënësit gjithmonëgjykojnëçështjet dhevendimet, ndoshtaemocionalisht, ndoshtaintuitivisht. Nëse është kështu, si do të mundennxënësit të zhvillojnënjë qasje më reflektuese ndajgjykimitpolitik? 

Cilatkritere janëtë përshtatshmepërgjykiminpolitik?

I njëjti rast i përdorur tashmë në seksionin e mëparshëmtë Fletëve të Punësështë përdorursi shembullpër tëdemonstruar se sikriteretnëgjykiminpolitik mundtë konkurrojnë dhe të baraspeshojnë  njëri-tjetrin. Duke përdorur tënjëjtin rast, dy dosjet e punëstregojnë se sinjë temëpolitike mundtë analizohetnga këndvështrime të ndryshme. Gjykimipolitikfokusohet nëdimensionineçështjeve politike(shihdosjen e mësipërmepunës), duke u futur edhe më nëthellësi.

Një studim rasti

Një qytet i vogël në një zonë rurale ka një shkollë që u shërben, jo vetëm nxënësve që banojnë në qytet, por edhe atyre që ndodhen 20 km larg. Ata përdorin shërbimin e autobusit për të lëvizur nga shkolla në shtëpi. Qeverisja bashkiake mbështet familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht ato që kanë dy a më shumë nxënës në shkollë. Familjet përfitojnë zbritje në pagesën e autobusit, që ndryshon nga 25% në 75%.

Kriza ekonomike ka çuar ulur shumë të ardhurat nga taksimi. Përfaqësuesit e këshillit bashkiak diskutojnë si të ulin, sa më shumë që të jetë e mundur, shpenzimet duke shmangur financimet nëpërmjet kreditimeve. Disa politikanë dhe komentues me influencë kanë sugjeruar reduktimin e uljes për autobusët ose edhe ndërprerjen e plotë të saj. Ata argumentojnë se ulja e plotë e shpenzimeve është e konsiderueshme, por ato janë shpërndarë mes familjeve që zor se do ta “ndjejnë pickimin”.  Shumë prindër nuk janë dakord me këtë zgjidhje dhe dëshirojnë që sistemi dhe përkrahja e familjeve të vazhdojë siç është.

Kjo historirasti është e sajuar, porndoshtamjaft tipikepërdiskutimet për  reduktimine shpenzimeve publikenë kohë tërecesionit ekonomik. Si duhet të gjykohet kjoçështje?
Qeverisja vendoreduhettë bëjë të pamundurënpër të arriturdy objektivaqë janë të vështirapër t’u arriturnë të njëjtën kohë.

  1. Familjet metë ardhura të ulëtakanë nevojë për mbështetje; kjo nënkuptonsenjësasi e caktuare buxhetitështë e rezervuar përpërfitimefamiljare.
  2. Qeveriaduhet të shqyrtojëproblemin erëniestë ardhurave nga taksatnëperiudhërecesioniekonomik;kjongre pyetjen deri nëçfarëmase duhet të reduktohen shpenzimet, duke përfshirë edhe përfitimetfamiljare.

Objektivat janënëkonflikt menjëri-tjetrin, sepse mënyrae arritjes së tyre përjashton reciprokishtnjëri-tjetrin. Ndërsai parikërkon shpenzime, i dyti kërkonkursim. Mënyra për t’ia dalë –financimi ngaborxhi–ka pasoja seriozetë padëshiruara. Ajo siguronlehtësimafatshkurtër, porpagesat e interesit, pluspagesa mbrapsht e kreditimit, ka tendencë t’i marrë frymënfinancave publike. Për më tepër,financimi me kreditëmundtë shtojë inflacionin.

Dykriteret bazë përgjykimin e vendimeve politike

Në një shtetdemokratik, jovetëmliderët politikë, poredheqytetarët duhettë gjykojnëalternativat nënjë vendimmarrje.Vetëmatëherështetasitdo të jenë në gjendjetë mbështetin ose të kundërshtojnëvendimet e marra ngaqeveria.

Nemund takuptojmëgjykiminpolitiksi një proces të menduarikonstruktivistqë i ngjannjë debati tëbrendshëm. Folës të ndryshëm brendshëmpropozojnëvleratose parimetqëçojnë nëvendime tëndryshme. Individi është si njëgjyqtari cili i dëgjontëgjithë palët, i vë në baraspeshëose vendos përparësinë e argumenteve të tyredhepastaj merr njëvendimqë hapnjë rrugëveprimi.Nemund tëimagjinojmënjë debatidealtë tipittë brendshëm për  çështjet politike rreth përkrahjeve familjaresi kjo.

Folësi i parë

Komunitetiynë është ipërkushtuar përtë drejtat e njeriutdheka integruarshumë prej tyrenëkushtetutën tonë. Atopërfshijnëtë drejtën e shkollimit dhetë drejtën për një standardtë përshtatshëm jeteseFamiljet gëzojnë nëveçantimbrojtjen eshtetit.Familjet i shërbejë shoqërisësinjë e tërë, duke marrë përgjegjësinë përedukimin ebrezit të ri. Prandaj,ne jemi tëdetyruar që të kujdesemi, veçanërishtpër familjet me të ardhura të ulëta. Për këtë arsye, unëkërkoj qëpagesapërbiletate autobusitshkollëstë mbetet e paprekur, veçanërishtnëkëto kohë të vështira.

Folësi i dytë

Marrja e përgjegjësive përkomunitetindo të thotësene duhet tëidentifikojmë problemetdhe rreziqetqënakërcënojnëdhe të sigurohemise do t’i zgjidhim ato. Nëperiudhën afatmesme, nenukmund të shpenzojmëmë shumëse sa kemifituar. Nësetë ardhurat tona nga taksat ulen, po ashtu duhet të veprojmë edhe me shpenzimettona. Ne jemi duke i bërënjë nder familjeve nëse i financojmë përkrahjen nëpërmjetkredive. Të gjithë ata, dheveçanërishtfëmijët e tyre, duhettë paguajnëpjesën e tyre, plus interesin. Një zgjidhjeefikaseeproblemeve tona financiaredo t’i shërbejëtë gjithëve.Prandajunëkërkoj qëshpenzimettë reduktohennë masën qëmundtë shmangen shpenzimete kreditimeve, dhe i kërkojfamiljeve që të kontribuojnë me pjesën e tyre.
Folës të tjerë mund tëmarrin “fjalën si të brendshëm”, duke shprehurpikatë mëtejshmethemelore.Njëfolësi tretë, për shembull, merr në konsideratëndikimine dëshiruardhe tëpadëshiruarafatgjatë tënjë vendimi, për shembull, në aspektin eqëndrueshmërisë. Cili është ndikimi për  planet, interesatdhe kushtet e jetesësbrezit të ardhshëm, nërritjen ekonomike, ose nëgrupet shoqërorenë fund tëshkallës sociale?

Dykëndështrimet bazë tëgjykimitpolitik

Dy folësite parëargumentuanpërkuptime tëndryshme tëpërgjegjësisë.

Përkufizimi i folësit të parë për përgjegjësinëishtenormativ, i bazuar nësistemin e vleravetëtë drejtave të njeriut. Varfëria ështënjë shkelje e rëndëedinjitetit njerëzordhe,për këtë arsye,shtetinukduhettë zvogëlojëmbështetjen përfamiljet metë ardhura të ulëta.

Përkufizimi i folësit tëdytë për përgjegjësinënukishte i bazuar në vlerat, por i bazuar në qëllimin. Zgjidhja e efikasitetitnjë problemi urgjentështë i rëndësishëmdhe asnjë tabu nuk është e pranueshmepër t’u shkëputurnga kjo përparësi.
Folësi i tretë trajtoi të dyja aspektet të lidhura me pasojatafatgjata tënjë vendimi.
E thënë me pak fjalë, njerëzit duantë trajtohensinjerëzngaautoritetdhe të kenë të drejtën e fjalës për mënyrën se si po drejtohet vendi(folësi iparë)dheduan të qeverisenmirëdhe me efikasitet(folës i dytë).
Diskutimetmund të çojnë nënjë rrugë pa krye, në qoftë sefolësit përdorin pika të ndryshme referimi, siç janë vlerat dheqëllimet.Të dypikatjanë të justifikuaranëmënyrën e tyre, poratonuk janë të lidhura, po të mosi lidhimne me anë të gjykimit.

Gjykimipolitiknë orët e EQD/EDNJ

Nëshkollë, nxënësit ushtrojnëlirinë e tyre tëmendimit dheopinionit.32 Nxënësit që kanëdëgjuardebatin etyre të brendshëmjanëtë lirënëvendimin e tyre. Mësuesinukduhet tëndërhyjësi folës tjetër nëkëtëproces tëgjykimitdhetë japëmendimine tijnë lidhje me vendimine drejtë”33; politikat demokratike, askush nukzotëronstandardetabsolute tëgjykimitpër të përcaktuarvendimin e duhur.Në veçanti, mësuesinukduhet të bëjë moralosenxisënxënësitpër të ndërmarrë veprimenënjë mënyrë të caktuar ose edhe për të ndërmarrë veprime konkrete.Kjombetet në dorë të nxënësve për të vendosur, jomësuesit.
Nxënësit janëtë lirënëzgjedhjen e kritereve të tyre. Duke reflektuar për  gjykimine tyre politik, ataduhet tëbëhen të vetëdijshëm përto.Kyështë njëhap i madh përpara, në krahasimmegjykimet që bazohen nëemocione ose në intuitë(“e mirë” dhe“e keqe”). Në një niveledhe më tëavancuar,atamund të japinarsye përzgjedhjen e kritereve të tyre.
Megjithatë, nxënësit duhet të kuptojnësenë politikëduhet të merrenvendimedhe,në fakt, edhe mosgjykimitë çonnë një vendim.Prandaj, nukështë e mjaftueshme vetëm të dëgjohetdebati i tyre i brendshëmdhe largimi i folësvepavendosur për vendimin që duhet marrë. Në thelb, kur merren në konsideratëobjektivakontradiktore,siç është rasti më sipër, nxënësit  mund:

  • t’u japim përparësi, domethënë,të vendosinpër të vazhduarndihmatfamiljareosemiratojnë njëpolitikë të shtrënguar të shkurtimeve tëshpenzimeve;
  • të arrijnë një kompromis: në këtë rast, kjodo të shkonte nëshkurtimetë buta për përkrahjen familjaredhe shpenzime tëmoderuara për kredi; dukemenduarmëme kujdesse si të shpenzohetnjë buxhetmë i vogël,nëmënyrë të tillë që ata qëndihmojnëmë shumë edhe të kenë mundësi të marrin diçka, i jep detajeve teknikemë shumë rëndësi nga këndvështrimi itë drejtave të njeriut.

Metoda të ndryshme, porjotë gjitha,mbështetin nxënësit nëtë menduaritme kujdespërçështjet egjykimitpolitik.Atopërfshijnë:

  • seanca plenare–të menduaritkritik, debate dhediskutime;
  • punën me shkrim, e shoqëruar mepërgjigjetnga mësuesi;
  • të nxënit e bazuar në detyra të ndjekurnga njëfazë e detajimitdhe e diskutimeve.

Temat e zgjedhura nga mësuesiduhet të lejojnëzgjedhjebindëse për pikëpamjet e diskutueshmedhetë jenëbrenda mundësivetë nxënësve, pra jo shumë tëndërlikuara. Çështjet aktualengjallininteres te nxënësit dhe mësuesit, porjanë më të vështira për t’u trajtuar,sepsetë dyja palët në këtë rast veprojnë sipionierë.

30.Protocol to the European Convention on Human Rights (20 March 1952), Article 2.
31. Universal Declaration of Human Rights (10 December 1948), Article 25.
32. Convention on the Rights of the Child (20 November 1989), Articles 13, 14; European Convention on Human Rights (4 November 1950), Articles 9, 10.
33. See the workfile on the EDC/HRE teacher’s professional ethics in this volume.