- Cilat procese të të mësuarit do t’i lejojnë nxënësve të arrijnë objektivat e vendosura?
- Si do t’i mundësoj unë nxënësit të mi të marrin (të fitojnë), të kuptojnë (procese), të kujtojnë (të ruajnë) informacionin e ri?
- A i inkurajon stili i të mësuarit nxënësit që të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara rishtas në detyra të reja?
- A fokusohet mësimi ose njësitë mësimore të planifikuara në thithjen, përpunimin dhe ruajtjen e informacionit ose në detyrat e ardhshme?
- A i kam marrë unë parasysh, në planifikimin e njësive mësimore, aspektet e rëndësishme (kushtet ideale të mësimit)?
- A është ndërtimi i strukturave të të kuptuarit dhe fitimi i aftësive ose zhvillimi i qëndrimeve objektivi kryesor i procesit mësimor për nxënësit dhe a i kam përzgjedhur unë format e përshtatshme për mësimdhënien dhe të mësuarit për arritjen e këtyre objektivave?
- me veprime (duke qenë aktiv, duke prodhuar ose duke formuar diçka etj.)?
- duke menduar (duke kryer eksperimentim mendor, duke “krijuar” ndijime të reja)?
- nëpërmjet vëzhgimit?
- nëpërmjet mësimdhënies me gojë (leksion, tregim-historie etj)?
- nëpërmjet udhëzimit, ndihmës dhe bashkëpunimit?
- nëpërmjet diskutimit dhe debateve?
- nëpërmjet krijimit të një dokumenti të shkruar (raport, ditar nxënësi etj)?
- nëpërmjet një mesatareje?
- nëpërmjet një ngjarje të veçantë në jetën dhe përvojën reale?
- nëpërmjet eksperimentit, provës dhe gabimit?