Në procesin e planifikimit të mësimeve dhe të njësive mësimore, një aspekt që meriton vëmendje është problemi se si të kontrolloni dhe të siguroni përparimin e nxënësve në mësime, si të identifikoni përparimin që kanë bërë dhe si të vlerësohen rezultatet e të mësuarit të nxënësve dhe aktivitetet tuaja të mësimdhënies. Para se të zhvillohen mësimet, ju duhet të planifikoni si të krijoni ose vlerësoni dhe të përmirësoni ndikimin dhe cilësinë e mësimdhënies tuaj dhe se si të regjistroni, analizoni, përmirësoni dhe gjykoni punën dhe aktivitetin mësimor të nxënësve tuaj. Duke vepruar kësisoj, ju do të merrni parasysh se me çfarë masash dhe instrumentash do të jeni në gjendje të identifikoni dhe të vlerësoni shkallën e realizimit të objektivave mësimorë nga klasa ose nga nxënës të veçantë dhe, nëse është e nevojshme, të përcaktoni edhe kriteret ku do të bazoni sistemin e vendosjes së notave.
Në këtë kapitull ju do të gjeni më shumë informacion për vlerësimin e nxënësve, të mësuesve dhe të shkollës në tërësi.
Ju po lexoni Vëllimin I
Edukimi për demokraci