Dimensionet e ndryshme të vlerësimit të nxënësve përfshijnë tre nivele. Duke përdorur këtë model kubik, mund të shpjegohet ndërvarësia e tre dimensioneve.
Dimensioni 1 – këndvështrimi: nxënësit mund të vlerësojnë veten (vetëvlerësimi) ose ata mund të vlerësohen nga të tjerët (vlerësim nga të tjerët).
Dimensioni 2 – format: vlerësimi mund të ketë tre forma të ndryshme – vlerësimin e proceseve të të nxënit, vlerësimin e arritjeve të të nxënit dhe ai parashikues. Çdo formë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.
Dimensioni 3 – standardet si kriter: për vlerësimin një mësues mund të orientojë veten në një standard individual (nxënësi), në një standard objektiv (qëllimi të mësuarit) ose në një standard shoqëror (pozicioni i nxënësit në klasë). Kjo varet shumë nga standardi si kriter se çfarë ndikimi ka vlerësimi në të mësuarit e nxënësit në të ardhmen.
Para se të fillojmë të reflektojmë për dimensionet e ndryshme, ne duhet të pyesim veten se çfarë kompetencash po vlerësojmë. Në EQD/EDNJ kjo pyetje përgjigjet me tre kompetencat e diskutuara tashmë: kompetencën e analizave, kompetencën e arsyetimit politik dhe kompetencën e veprimit.
Në këtë drejtim, ne mund të ngremë pyetjet e mëposhtme, të cilat sillen rreth aspektit të përcaktimit të kritereve dhe objektive të qarta për matjen dhe vlerësimin:
- A është e domosdoshmja që po testohet në vlerësimin e performancës së nxënësve (informacion i ruajtur përfundimisht, fakte të rëndësisë së veçantë, dhe përveç njohurive e fakteve të thjeshta,”mjetet e mendimit dhe të veprimit“, shkathtësitë dhe aftësitë)?
- Në shënimet në punët e nxënësve, a janë shënimet e qarta me kritere që nuk keqkuptohen?
- A përputhen standardet e arritjeve në test me ato të programit mësimor?
- A janë përcaktuar paraprakisht të gjitha kërkesat që duhet të plotësohen për të arritur një notë të caktuar (nivelet e arritjeve)?
- A mundëson testi që nxënësit të kuptojnë se cilat pjesë të objektivave të të mësuarit janë arritur nga ata?
- A janë zhvilluar lloje të ndryshme të testimit për nxënësit me kushte të ndryshme fillestare?
- A munden nxënësit të kryejnë teste individualisht kur kjo duket e përshtatshme (për shembull, a mund të zgjedhin ata kohën e saktë të provimit)?