Dokumenti i Këshillit të Evropës “Sigurimi i Cilësisë së Edukimit për Qytetari Demokratike në Shkolla” përfshin një grup treguesish të ndarë në nëntema dhe përshkrues, të cilët pasqyrojnë një cilësi të dëshiruar të EQD/EDNJ në një shkollë. Këto kritere mund të përdoren për gjykim dhe vlerësim. Zbatimi i tyre do të ofrojë një krahasim ndërmjet gjëndjes së një shkolle në lidhje me EQD/EDNJ dhe synimeve të dëshiruara.
Tabela më poshtë, pjesë e dokumentit të sipërpërmendur, mund të përdoret për vlerësimin e gjëndjes së EQD/EDNJ në një shkollë në bazë të treguesve të cilësisë.44
Fushat | Treguesit e cilësisë | Nëntemat |
---|---|---|
Kurrikula, mësimdhënia dhe të nxënit |
Treguesi 1 A ka të dhëna për vendin e duhur të EQD/EDNJ në objektivat e shkollës, politikat dhe planet kurrikulare? |
|
Treguesi 2 A ka të dhëna të kuptimit të EQD/EDNJ nga nxënësit dhe mësuesit dhe të zbatimit të këtyre parimeve në praktikën e tyre të përditshme në shkollë dhe klasë? |
|
|
Treguesi 3 A janë planifikimi dhe praktikat e vlerësimit brenda shkollës në harmoni me EQD? |
|
|
Etika dhe klima në shkollë |
Treguesi 4 A i reflekton si duhet etika e shkollës parimet e EQD/EDNJ? |
|
Menaxhimi dhe zhvillimi |
Treguesi 5 A ka të dhëna të udhëheqjes efikase të shkollës bazuar në parimet e EQD/EDNJ? |
|
Treguesi 6 A ka shkolla një plan të mirë zhvillimi që reflekton parimet e EQD/EDNJ? |
|
(Këshilli i Europës, Qeverisja Demokratike e Shkollave, 2005, fq 58)
44. Kur u zhvillua ky instrument në vitin 2005, treguesit në tabelën e mësipërme u përshkruan si tregues të EQD. Shtesa EQD/EDNJ është bërë në këtë tabelë për këtë vëllim.