Një shkollë mundet të vlerësohet duke parë edhe mënyrën sesi janë reflektuar proceset e EQD/EDNJ në mënyrën se si është qeverisur shkolla. Në këtë drejtim, është përdorur termi “qeverisje demokratike e shkollës”. Në këtë kontekst, janë të pranishme dy lloje procesesh që duhet të dallohen nga njëra-tjetra:
Qeverisja | Menaxhimi | |
---|---|---|
Hapja e shkollës dhe sistemit arsimor “Ne qeverisim sende ose qënie, sjelljet e të cilëve nuk mund të parashikohen totalisht.” |
Dimensionet teknike dhe instrumentale të qeverisjes “Ne menaxhojmë sende ose qënie, sjellja e të cilëve është e lehtë të parashikohen.” |
|
Ne negociojmë, bindim, merremi vesh, zbatojnë presion etj., sepse nuk kemi kontroll të plotë të atyre që ne qeverisim. | Ne udhëzojmë dhe urdhërojmë, sepse mendojmë se kemi pushtet të fuqishëm dhe legjitim për të vepruar në këtë mënyrë. |
Kësisoj, menaxhimi përshkruan aspektet organizative dhe dimensionin teknik dhe operativ në një shkollë ose në sistemin arsimor. Nëpërmjet prezantimit të proceseve gjithnjë e më të hapura në shkollë, të cilat karakterizohen nga nevoja dhe interesa të ndryshme, është përdorur termi “qeverisje” (Këshilli i Evropës, Qeverisja Demokratike e Shkollave, 2007, fq. 9).
Përfitimet e qeverisjes demokratike të shkollës mund të përmblidhen në këto pika (po aty, fq. 9):
- për të përmirësuar disiplinën;
- për të reduktuar konfliktin;
- për të bërë shkollën më konkurruese;
- për të siguruar ekzistencën e ardhshme të demokracive të qëndrueshme.
46. Për vlerësimin e shkollës nga pikëpamja e EQD/EDNJ ne kemi përgatitur treguyes në fletën e punës 11.