Për vlerësimin e gjëndjes së shkollës në lidhje me praktikën e EQD/EDNJ dhe lidhjeve në të mes të teorisë dhe praktikës ose mes politikës dhe demokracisë së jetuar, ne sugjerojmë matricën e mëposhtme (Këshilli i Evropës, Qeverisja Demokratike e Shkollave, 2007).
Çdo shkollë përfshin tre parime kryesore në lidhje me EQD/EDNJ. Këto janë:
- E drejta dhe përgjegjësitë;
- Pjesëmarrja aktive;
- Vlerësimi i diversitetit.
Në çdo shkollë ka gjithashtu fusha kyç ku shpalosen këto parime. Këto janë:
- qeverisja, lidershipi dhe llogaridhënia publike;
- edukimi me në qendër vlerat;
- bashkëpunim, komunikimi dhe përfshirja: konkurrueshmëria;
- disiplina e nxënësit.
Matrica e mëposhtme tregon nivele të ndryshme tw shprehjes sw parimeve nw tw gjitha fushat.
Të drejtat dhe përgjegjësitë |
Pjesëmarrja aktive | Vlerësimi i diversitetit | |
Qeverisja, lidershipi, menaxhimi dhe llogaridhënia publike | |||
Arsimimi me në qendër vlerën | |||
Bashkëpunimi, komunikimi dhe përfshirja | |||
Disiplina e nxënësit |
Informacione më të detajuara për të kuptuar dhe përdorur këtë matricë ofron dokumenti “Qeverisja Demokratike e Shkollës” (www.coe.int/edc).