Procesi i të nxënit të nxënësve:
- Si identifikohet dhe vlerësohet mësimi i suksesshëm?
- Si aplikohet vetëvlerësimi dhe vlerësimi nga të tjerët?
- Si mund të sigurohem unë se nxënësit i kanë arritur objektivat?
- A e kanë përjetuar nxënësit, rregullisht, suksesin gjatë procesit të të mësuarit?
- A janë ata të vetëdijshëm për përparimin që kanë bërë
- A i ofron mësimdhënia ime shans të barabartë për sukses si djemve edhe vajzave?
- A e bëjnë nxënësit në mënyrë të vetëdijshme vëzhgimin, kontrollin dhe përmirësimin e të nxënit dhe të sjelljes së tyre në punë?
- A ju ishte ofruar nxënësve ndonjë udhëzime për t’i ndihmuar gjatë të mësuarit?
- A munden nxënësit të kontrollojnë dhe vlerësojnë vetë sjelljen dhe rezultatet e tyre të të nxënit?
- A munden nxënësit të identifikojnë sjelljen e të mësuarit të kolegëve përmes vlerësimit mes tyre?
- Në vetëvlerësimin e tyre, a i referohen nxënësit edhe objektivave, standardeve, kritereve ose nevojat që kanë përcaktuar vetë?
- A e shoh unë përparimin e nxënësve si individë?
- Si i identifikoj unë problemet e mësimit të nxënësve si individë?
- Si i vëzhgoj unë ndërveprimet sociale në klasë?
- Si i mbaj unë të dhënat e vëzhgimeve dhe vlerësimeve për nxënësit si individë dhe për klasën në tërësi?
Procesi i të nxënit të mësuesit:
- Si identifikohet dhe vlerësohet mësimi i suksesshëm?
- Në çfarë mënyre zbatohet vetë-vlerësimi dhe vlerësimi nga të tjerët?
- Si, kur dhe me kë mund reflektoj unë për mësimdhëniein time?
- Si i lejoj unë nxënësit e mi të marrin pjesë?
- Si e lidh unë suksesin ose dështimin e nxënësve të mi me mësimdhënien time?
- Si e vëzhgoj unë përparimin tim në mësimdhënie, dhe si mund të mësoj unë si mësues?