Një ekspozitë ndihmon grupet e nxënësve të paraqesin punën e tyre në mënyrë që të tjerët (klasa ose mysafirë të ftuar) mund të marrin një ide se çfarë kanë bërë grupet. Lista e plotë e mëposhtme mund t’ju ndihmojë të planifikoni dhe të organizoni një ekspozitë.
Listë e plotë
1. Çfarë duam të tregojmë?
- Cili është mesazhi kryesor që përpiqet të përçojë ekspozita jonë?
- Çfarë titulli mund t’i vëmë ekspozitës sonë?
2. Cila është audienca?
- Fëmijët dhe mësuesit nga shkolla jonë?
- Prindërit dhe vëllezërit e motrat?
- Klientë nga një zyrë turistike?
3. Ku do të organizohet ekspozita?
- Në klasë ose diku në shkollë?
- Në një vend publik (për shembull, në bashkinë e qytetit)?
- A do të ketë hapësirë dhe dritë të mjaftueshme?
- A do të jemi në gjendje të kemi infrastrukturën e nevojshme?
4. Si mund të organizojmë një ekspozitë të paharrueshme?
- A do të lejoj prekjen e modeleve dhe objekteve?
- A do të lejoj hapësirë për të luajtur, për të provuar gjërat, vëzhgimin ose eksperimentimin?
- A do të lejoj të luhet muzikë apo do të luaj vetë?
- A do të ofroj ushqime të lehta?
- A do të siguroj ciceronë nëpër ekspozitë?
- A duhet të krijoj një fletëpalosje si udhëzues për ekspozitën?
- A do të organizoj një garë ose një kuic?
5. Kush duhet të njoftohet paraprakisht?
- Mësuesit e shkollës sonë?
- Kujdestarët?
- Anëtarët e bordit të shkollës?
- Drejtori i shkollës?
- Ekspertë të cilët mund të na ndihmojnë?
- Të ftuarit?
6. Çfarë duhet të bëjmë?
- Të krijojmë një listë të plotë personale?
- Të krijojmë një listë të materialeve?
- Të krijojmë një plan kohor (kush do të jetë përgjegjës për gjithçka dhe kur duhet t’i realizojë)?
- A duhet të dimë sa para kemi në dispozicion dhe sa është përdorur?
- A duhet të krijojmë një fletëpalosje ose një ftesë?
- A duhet të informojmë gazetat lokale?
7. Si do të vlerësohet ekspozita?
- Cilat janë kriteret më të rëndësishme?
- Kush do të vlerësojë ekspozitën (mësuesit, shokët e klasës, të ftuarit)?
Konceptet kyç:
Media