Për të informuar të tjerët në lidhje me temën tuaj, ju mund të bëni, duke luajtur rolin e një gazetari që dëshiron të shkruajë një artikull për një gazetë. Në EQD/EDNJ, të shkruajturit e një artikulli është një mënyrë për të bërë temën tuaj publike. Kjo mund të ndihmojë për të ndryshuar gjërat e këqija në shoqëri.
Një artikull gazete është i ndarë në seksione të ndryshme:
- titulli: duhet të jetë i shkurtër dhe i qartë;
- paragrafi i parë: një hyrje në temë me shumë pak fjali të shkurtra;
- autorët: cili e shkroi artikullin?
- teksti në vijim: vetë artikull;
- nëntitujt: për të ndihmuar lexuesin për të parë “kapituj”;
- foto: një foto kuptimplote e treguese për tekstin me një shpjegim të shkurtër nën të.
Listë e kritereve
- Krahaso një artikull gazete (nga gazeta e sotme) me shembullin që ju shihni më sipër. A mund t’i dalloni seksionet e ndryshme?
- Theksoni seksionet duke përdorur ngjyra të ndryshme.
- Kushtojini vëmendje stilit dhe shkronjave (të theksuara, normale, të pjerrëta).
- Krahasoni artikullin e gazetës suaj me ato të shokëve të tu.
- Përdorini këto seksione në vetë artikullin e gazetës suaj.
Konceptet kyç:
Media