- Cilat ishin veprimtaritë e para të të mësuarit?
- Cilat ishin hapat e mëtejshëm?
- Kur i lejova vetes një pushim?
- Sa kohë kam mësuar vetë?
- Sa kohë kam mësuar së bashku me një tjetër?
- Kur kam mësuar në një grup?
- A munda të mësoj në grup?
- A i kam kryer aktivitetet e mia sipas planit tim?
- A kam mundur të përqendrohem në punën time pa u shqetësuar? A kam pasur raste të mungesës së përqendrimit? A duhet të përmirësohet përqendrimi im?
- A jam i sigurt se kam mësuar mirë?
- A më ka mërzitur të mësuarit?
- A ndjej kënaqësi nga të mësuarit?
- Kur e kam shijuar të mësuarit?
- A kam qenë i sigurt në suksesin e të mësuarit tim? (Të mësuarit me vetëbesim)
- Si më lindi interesi për lëndën dhe si fillova të shijoj të mësuarit?
- Cilat strategji dhe teknika përdora për të mësuarit?
- A kam mësuar mirë? Çfarë kam bërë mirë, çfarë kam bërë keq?
- Çfarë ishte e vështirë për mua? Si i kam kapërcyer këto vështirësi?
- A duhet të punoj më shpejt apo më ngadalë?
- A ka ndonjë gjë që unë duhet ta ndryshoj? Si mund ta përmirësoj jetën time?
- Kjo është ajo që unë do përpiqem të arrij në detyrën time të ardhshme të të mësuarit: …
Ju po lexoni Vëllimin I
Edukimi për demokraci