Ju po lexoni Vëllimin II
Rritemi në demokraci

I. Fletë pune për nxënësit – Hyrje

Të nderuar nxënës,

Ky është manuali juaj. Në faqet e mëposhtme ju do të gjeni një numër fletësh pune për ju, për t’i përdorur në klasë ose në shtëpi.

Mësuesi juaj do të shpjegojë se kur dhe se si do t’i përdorni ato, por ju ndërkohë, nëse mendoni se ato do të jenë të dobishme, mund të vendosni që t’i përdorni vetë.

Për të përdorur disa nga mjetet, do t’ju duhet të punoni në mënyrë të pavarur. Me të tjerat, ju do të duhet të punoni së bashku me shokët e shoqet e klasës.

Ndonjëherë ju do t’ju nevojitet të prisni diçka nga Fletët e Punës dhe, herë të tjera, duhet të shkruani ose të vizatoni diçka për to.

Disa detyra do të jenë të lehta për t’u bërë. Të tjerat do të jenë më të vështira, por ato do t’ju bëjnë të mendoni më shumë.

Nëse keni nevojë për më shumë ndihmë ose përkrahje, ju mund të përdorni mjetet në fund të këtij manuali.

Ne shpresojmë që ju ta shijoni punën që do të bëni dhe, me siguri, do të keni shumë ide të mira!


Lexoni në brendësi

Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 1, mësimi 1 - Tabela "Më pëlqen dhe nuk më pëlqen"
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 1, mësimi 3 dhe 3: Qendra e modeleve dhe e simboleve
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 1, mësimi 4: Diskutim në tre hapa
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 2, mësimi 1: Harta e Evropës (zmadhuar në A3)
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 2, mësimi 1: Vendet dhe kryeqytetet e Evropës
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 2, mësimi 1: Flamujt e Evropës
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 2, mësimi 1: Lumenjtë në Evropë
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 2, mësimi 1: Malet dhe pllajat në Evropë
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 2, mësimi 2 dhe 3: Portreti i një vendi të Evropës
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 3, mësimi 2: Tabela për shënime
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 3, mësimi 3: Fletë e statistikave
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 3, mësimi 3: Skedat e fjalëve dhe pushtetit
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 4, mësimi 1: Problemi ynë – problemi im
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 4, mësimi 3: Kartat e votimit
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 5, mësimi 1: Të drejtat, përgjegjësitë dhe rregullat në shkollën tonë
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 5, mësimi 3: Kartat e votimit
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 5, mësimi 4: Kriteret për rregulla të mira
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 6, mësimi 1: Superhero?
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 6, mësimi 2: Skema e përfaqësimit politik
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 6, mësimi 3: Informacioni i zgjedhjeve
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 7, mësimi 1: Përgjegjësia për çfarë?
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 7, mësimi 4: Çfarë lloj përgjegjësie ka secili?
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 8, mësimi 1: Detyra për të vendosur mes "DËSHIRA" dhe "NEVOJA"
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 8, mësimi 2: Të drejtat e njeriut: një listë për të krahasuar të drejtat dhe nevojat
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 8, mësimi 3: Sondazh për të drejtat e njeriut
Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 9, mësimi 1: Skedat e prezantimit me një përshkrim të shkurtër për pajisjet e medieve