Për të informuar të tjerët në lidhje me temën tuaj, ju mund të luani rolin e një gazetari dhe të shkruani një artikull për një gazetë. Në EQD/EDNJ, të shkruarit e një artikulli është një mënyrë për t’i bërë temat publike. Kjo mund të ndihmojë për të ndryshuar e këqija në shoqëri.
Një artikull gazete është i ndarë në seksione të ndryshme:
- Titulli: duhet të jetë i shkurtër dhe i qartë.
- Paragrafi kryesor: një hyrje e temës në shumë pak vend dhe me fjali të shkurtra.
- Autorët: kush shkruan artikullin?
- Teksti: Vetë artikulli.
- Krerët: për të ndihmuar lexuesin për të parë “kapitujt”.
- Pamjet: një foto kuptimplote për tekstin, me një shpjegim të shkurtër nën të.
Listë kontrolli:
- Krahasoni një artikull gazete (nga gazeta e sotme) me shembullin që shihni më sipër. A mund t’i dalloni seksionet e ndryshme?
- Theksoni seksionet duke përdorur ngjyra të ndryshme.
- Kushtojini vëmendje stileve të shkronjave (të forta, normale, të pjerrëta).
- Krahasoni artikullin tuaj të gazetës me ato të shokëve tuaj.
- Përdorni këto seksione në vetë artikullin tuaj të gazetës.