Një debat na bën të vetëdijshëm për mendimet e ndryshme në lidhje me një temë dhe për të kuptuar avantazhet dhe dizavantazhet e çështjeve të diskutueshme. Për një debat, është e nevojshme prania një çështje kundërshtuese, për të cilën mund të përgjigjemi me po ose jo. Në një demokraci, ka gjithmonë më shumë se një zgjidhje ose një mendim.
Dy opinione – një debat
Ja se si funksionon:
- Ndani klasën tuaj në dy grupe. Njëri grup është “pro” çështjes, grupi tjetër është “kundër” çështjes.
- Secili grup gjen argumente5 për të mbështetur qëndrimin e tij. Ata duhet të mbledhin edhe argumentet e kundërta me ato të grupit tjetër.
- Shënoni argumentet tuaja duke përdorur fjalë kyçe.
- Secili grup cakton dy folësit.
- Debati organizohet në tri pjesë: raundi i hapjes, debati i hapur dhe raundi i mbylljes.
- Raundi i hapjes: Secili folës shpjegon saktë dhe shkurtimisht argumentet e tij. Grupi “pro” dhe “kundër”6 paraqesin me radhë argumentet e tyre.
- Debati: folësit paraqesin argumentet e tyre dhe përpiqen të kundërshtojnë me anën e argumenteve.
- Raundi i mbylljes: ky raund ka të njëjtën procedurë me atë të hapjes. Çdo person ka mundësi për të përmbledhur mendimin e tij ose të saj.
Mbajtësi i kohës
- Zgjidhni dikë nga klasën tuaj që jetë përgjegjës për mbajtjen e kohës gjatë debatit.
- Raundi i hapjes duhet të zgjasë jo më shumë se tetë minuta (çdo person mund të flasë për dy minuta).
- Debati duhet të zgjasë jo më shumë se gjashtë minuta.
- Raundi i mbylljes duhet të zgjasë jo më shumë se katër minuta (një minutë për person).
- Në qoftë se dikush shkon përtej kohës së caktuar, mbajtësi i kohës i bie ziles.
Vëzhguesit
Nxënësit që nuk janë folës vëzhgojnë se çfarë ndodh. Pas debatit, edhe ata thonë atë që kanë vënë re, duke përdorur pikat e mëposhtme si bazë:
- Cilat janë argumentet që u prezantuan?
- Kush është përgjegjës për zbatimin, çfarë do të zbatojë dhe si?
- A ju lejua çdo kryetari të fliste, apo u ndërpre?
- Si u përpoqën folësit e ndryshëm t’ua transmetonin mesazhin të pranishmëve?
- Cilët ishin argumentet bindës?
- Çfarë shembuj argumentesh të mirë u prezantuan?
- Cilat fjalë u përdorën më shpesh?
- Si folën folësit (duke përdorur edhe gjuhën e trupit, zërin e lartë, uljen dhe ngritjen e tij etj.)?
Të fshehtat e nëntë koncepteve kyçe
5. Argumenti: një deklaratë që formulohet për të mbështetur një kërkesë.
6. Pro dhe kundër: kjo do të thotë “në mbështetje” të një pikëpamjeje dhe “kundër kësaj pikëpamjeje”.