Një ekspozitë i ndihmon grupet e nxënësve për të paraqitur punën e tyre në mënyrë që të tjerët (klasa ose mysafirët e ftuar) të mund të marrin një ide se çfarë bëri grupi. Lista e plotë e mëposhtme mund t’ju ndihmojë të planifikoni dhe të organizoni ekspozitën.
Listë kontrolli
1. Çfarë duam të demonstrojmë
- Cili është mesazhi kryesor i ekspozitës?
- Cili mund të jetë titulli i ekspozitës suaj?
2. Kush është audienca?
- Fëmijët dhe mësuesit nga shkolla juaj?
- Prindërit, vëllezërit e motrat?
- Klientët nga një agjenci zyrtare turistike?
3. Ku do të mbahet ekspozita?
- Në klasë ose diku në shkollë?
- Në një vend publik (për shembull, në sallën e bashkisë)?
- A do të ketë hapësirë dhe ndriçim të mjaftueshëm?
- A do të keni infrastrukturën e nevojshme?
4. Si mund të organizojmë një ekspozitë të paharrueshme?
- Të lejojmë modelet dhe objektet të preken?
- Të lejojmë hapësira për të luajtur, duke u provuar, vëzhguar ose eksperimentuar gjëra në shkollë?
- Të luhet muzikë apo të luajmë vetë?
- Të ofrojmë ushqime të shpejta?
- Të caktojmë një udhërrëfyes të ekspozitës?
- Të krijojmë një fletëpalosje si një udhëzues për ekspozitën?
- Të organizojmë një garë apo një kuic?
5. Kush duhet të informohet paraprakisht?
- Mësuesit në shkollën tonë?
- Restoranti, pastrimi, mirëmbajtja dhe mbështetjen e stafit?
- Anëtarët e bordit të Shkollës?
- Drejtuesit?
- Specialistët që mund të na ndihmojnë?
- Vizitorët?
6. Çfarë duhet të bëjmë?
- Të krijojmë një listë të plotë vetjake?
- Të krijojmë një listë të materialeve?
- Të krijojmë një plan kohor (cili bën çfarë në çdo moment)?
- A duhet të dimë sa pará janë në dispozicion dhe ç’shumë është përdorur?
- Të krijojmë një fletëpalosje ose një ftesë?
- Të informojmë gazetat lokale?
7. Si do të vlerësohet ekspozita?
- Cilat janë kriteret më të rëndësishme?
- Kush do të vlerësojnë ekspozitën (mësuesit, shokët e klasës, vizitorët)?