Ju mund të përgatisni një fjalim për shokët e klasës suaj, prindërit ose fëmijët e tjerë në shkollën tuaj. Në çdo rast, ju duhet ta përgatitni fjalimin sa mirë. Lista e plotë e mëposhtme do t’ju ndihmojë që ta bëni si duhet këtë.
A. Planifikimi i një fjalimi
1. Kush do të jenë dëgjuesit?
- Ku duhet ta ligjëroni fjalën tuaj?
2. Kush po e përgatit fjalimin?
- A po e përgatisni fjalimin tuaj i vetëm apo me një grup?
- Si e ka organizuar veten grupi?
3. Cili është qëllimi i fjalës?
- Çfarë duhet të mësojnë audienca?
- A duhet që audienca të reagojë?
4. Sa kohë keni?
- A do t’i lini kohë audiencës që të bëjë pyetje?
- A do t’i lini kohë audiencës për të dhënë opinione e reagime?
5. Cilat burime janë në dispozicion?
- Dërrasa e zezë/tabelë e bardhë?
- Projektor i varur?
- Kompjuter dhe projektues për një prezantim në PowerPoint?
- Postera (tabela)?
- Stereo?
6. Si mund të përfshihet audienca juaj?
- Jepni kohë për pyetje.
- Krijo një mister apo një kuic.
- Kalo objekte dorë më dorë.
7. Çfarë doni të thoni?
- Mendoni për 3-6 tituj që janë të rëndësishëm për temën tuaj dhe shkruajini ato në një fletë individuale letre;
- Në çdo copë letër, shënoni disa fjalë kyçe për çdo titull.
B. Mbajtja e fjalimit
Një prezantim mund të ndahet në pjesë të ndryshme: një hyrje, pjesa kryesore dhe një përfundim.
Këtu janë disa ide për t’ju ndihmuar që të mbani sa më bukur fjalën tuaj.
1. Hyrja
- Filloni me një thënie përkatëse, ose duke treguar një foto apo objekt.
- Paraqitni temën kryesore.
- Shpjegoni se si do të strukturohet fjalimi.
2. Pjesa kryesore
- Informoni audiencën në lidhje me temën e fjalimit.
- Vendosni fletët e përgatitura më parë, në mënyrë që të tregohen titujt dhe informacioni.
- Organizoni fjalimin sipas këtyre titujve.
- Çdo herë që të filloni me një titull të ri, bëjeni këtë të qartë përmes një fotoje, shpjegimi etj.
- Paraqisni një foto të përshtatshme, objekt ose pjesë muzikore nën çdo titull.
- Mendoni si do ti shfaqni fotografitë – nëse do t’i kaloni dorë më dorë, do të përdorni në projektor apo do t’i shfaqni në një poster, etj
3. Përfundimi
- Thoni atë që është e re për ju.
- Thoni atë që keni mësuar.
- Tregoni një foto finale.
- Kuic për shokët e klasës.
- Lejo kohë për pyetje.