Prezantimi me PowerPoint ose me projektor, përdoren shpesh gjatë prezantimeve dhe rregullat për të dy janë të njëjtat.
Për krijimin e sliderave kushtojini vëmendje:
- Shkronja të qarta dhe të lexueshme
- Përdorni vetëm një madhësi shkronje
- Printimi të jetë i madh
- Të ketë hapësirë të mjaftueshme mes rreshtave
- Të mos ketë shumë tekst në çdo fletë transparente
- Në fletët transparente të jenë të pastra
- Hartat dhe grafikët të jenë të mëdha, fotot të jenë të dukshme;
- Ngjyrat të jenë të ndryshme, po ashtu dhe simbolet;
- Numri i fletëve transparente nuk duhet të jetë i madh.
Cili është më e mirë – projektori apo prezantimi me PowerPoint?
Secili ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Këtu do të gjeni disa të dhëna të rëndësishme, që të kuptoni se sa e lehtë do të jetë për ju të zgjidhni për të përdorur mes projektorit apo prezantimit me PowerPoint.
Cila formë e prezantimit është e duhura për nevojat tuaja?
Lexoni pikat e mëposhtme për t’ju ndihmuar çfarë mund të zgjidhni.
Projektori është më i mirë nëse:
- Ju keni më pak se pesë slidera për të treguar;
- Ju duhet të tregoni ose të shpjegoni diçka që shprehet në slidera;
- Ju duhet të shkruani në një slider gjatë prezantimit;
- Ju duhet të tregoni vetëm një foto në çdo slider;
- Ju duhet të mbuloni dhe zbuloni diçka në foto;
- Ju duhet të ndani detyrën në grupin tuaj dhe të caktoni një slider për secilin anëtar të grupit.
Prezantimi me PowerPoint është më i mirë nëse:
- Ju keni shumë informacion për të paraqitur;
- Ju keni një numër të madh të slajderash;
- Ju duhet të tregoni pjesë të informacionit njërën pas tjetrës, në të njëjtin slajder;
- Ju duhet të tregoni diçka nga Interneti gjatë prezantimit tuaj;
- Ju duhet të tregoni një videoklip, një imazh digjital ose diçka që ka qenë e ruajtur në kompjuter;
- Ju duhet të përdorni video në një moment të mëvonshëm në kohë ose ta vini atë së bashku në një mënyrë tjetër.