Çfarë unë di për Evropën
Objektivat e mësimit | Nxënësit ri-aktivizojnë njohuritë e tyre në lidhje me Evropën dhe zbulojnë pikëpamjet e tyre për kontinentin. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit punojnë me një hartë të Evropës. Ata tregojnë nga vijnë, shkruajnë çfarë qytetesh njohin, cilat vende janë të njohura për ta dhe të cilët flamuj e gjëra të tjera të rëndësishme dinë etj. |
Burimet | Disa kopje të hartës së Evropës, portrete, vende, lapsa, ngjitës, gërshërë, atlas, libra, internet (nëse është i mundur). |
Metodat | Punë individuale, diskutim plenar. |
Përshkrim i mësimit
Nxënësve u shpërndahen kopje të një harte memece të Evropës (mundësisht në formatin A3). Detyra e tyre është që të ri-aktivizojnë ato që dinë për Evropën. Ata fillojnë të punojnë me pyetjet e ndryshme të listuara nën hartë.
Mësuesi paraqet paketën e informacionit që ndodhet ne pjesën e fletëve të punës së nxënësve (shtete dhe kryeqytete, flamuj, lumenj, male, pllaja e fusha). Nxënësit do të punojnë me këtë material, por gjithashtu mund të përdorin burime të tjera informacioni, që janë në dispozicion të tyre në klasë (në Internet, atlas, libra etj.).
Hartat e përfunduara të Evropës varen në mur.
Si detyrë shtëpie, nxënësit zgjedhin një vend evropian për të cilin duhet të kërkojnë informacion në shtëpi. Ata plotësojnë “Portrete Vendesh” në mësimin 2. Gjithashtu ata gjejnë një partner me të cilin mund të punojnë së bashku në mësimin e ardhshëm, i cili do të ishte mirë të zgjidhte një vend fqinj me atë që kanë zgjedhur vetë.