Lumenj, male dhe fusha në Evropë
Objektivat e mësimit |
Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për të gjitha karakteristikat e ndryshme të Evropës si kontinent. Ata fillojnë të kuptojnë konceptin e marrëdhënieve hapësinore duke parë se nga vijnë. |
Detyrat e nxënësve | Harta e Evropës është shtypur në disa kopje si hartë memece, materiale blu për hedhjen e lumenjve (letër, tekstile etj.), materiale me ngjyrë për hedhjen e maleve, si dhe fushave e pllajave (letër, tekstile etj.); atlas, aparat fotografik. |
Burimet | Dërrasë e zezë ose tabelë. |
Metodat | Punë në çifte dhe në grup. |
Përshkrimi i mësimit
Pasi janë hedhur kufijtë e vendit dhe shënohen kryeqytetet dhe flamujt, nxënësit vazhdojnë të punojnë me lumenjtë, fushat dhe malet. Jo të gjithë nxënësit do të jenë të zënë me punë, sepse jo të gjitha vendet do të kenë lumenj të mëdhenj dhe terren të ngarkuar. Mësuesi mundet t’i caktojë këta nxënës në grupe të reja ose t’i caktojë ata që kanë përfunduar tashmë me “vendin e tyre” në një grup tjetër.
Nxënësit duhet të përdorin materiale të ndryshme si tekstile, letër etj., për të dhënë shtrirjen e lumenjve, fushave dhe pllajave.
Nxënësit mund të shtojnë edhe gjëra të tjera për hartën fizike, por kjo duhet të jetë vullnetare. Nxënësit vetë duhet të vendosin nëse janë apo jo të gatshëm për ta bërë këtë; Kjo varet edhe nga informacionet që kanë mbledhur gjatë hulumtimit të “vendit të tyre” (për ushqimin, njerëzit e famshëm etj.).
Pasi të ketë përfunduar, harta fotografohet. Është mirë që harta të fotografohet dy herë. Një herë me nxënësit në këmbë, në “vendet e tyre”, dhe një herë pa nxënësit, me qëllim që të shihen qartë të gjithë elementet e tokës, lumenjtë fushat etj.