Çfarë problemesh/konfliktesh mund të vërejmë në klasën tonë?
Objektivat e mësimit | Nxënësit zhvillojnë kuptimin rreth të mirave publike dhe private, nëpërmjet identifikimit të problemeve në klasën e tyre. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit grumbullojnë problemet (në një hartë mendore, imagjinare) dhe i klasifikojnë ato në kategoritë e problemeve të përbashkëta dhe ato individuale. |
Burimet | Copa të vogla letre, lapsa, informacione rreth dy kategorive të problemeve. |
Metodat | Punë individuale, diskutim plenar. |
Përshkrimi i mësimit
Mësuesi shkruan titullin e mësimit “Çdo gjë është në rregull! Vërtet?” në dërrasën e zezë. Nxënësve u jepet detyra të mendojnë për të gjitha gjërat që, sipas tyre, nuk janë në rregull në klasë. Pasi jep detyrën, mësuesi cakton fushat e ndryshme në të cilat mund të lindin probleme ose konflikte:
- kur punojnë së bashku me shokët e tjetër të klasës;
- mes vajzave dhe djemve;
- kur duhet të ndajnë të njëjtat gjëra, psh. të njëjtën tryezë ose të njëjtën dhomë;
- duke qenë miq me dikë.
Nxënësit i shkruajnë të gjitha problemet ose konfliktet që mund të mendojnë në skeda të vogla prej letre, të cilat i ngjisin në dërrasën e zezë. Më pas, nxënësit ulen para saj në formë rrethi.
Mësuesi, në vijim, thekson se ka dy lloje problemesh: individuale dhe të përbashkëta. Ai jep shembuj të çdo lloji: për shembull, shumë zhurmë në klasë mund të jetë një problem i përbashkët, mirëpo edhe mungesa e hapësirës së mjaftueshme në tavolinë është një problem individual. Mësuesi i shënon problemet në dërrasën e zezë një nga një dhe kërkon nga nxënësit t’i ndajnë sipas kategorive. Për këtë, mësuesi ka përgatitur dy fletë, në të cilat ka shënuar, respektivisht, fjalët: “probleme dhe konflikte të përbashkëta” dhe “probleme dhe konflikte individuale”. Ai i vendos ato në dërrasën e zezë duke krijuar dy kolona.
Pasi nxënësit kanë përfunduar ndarjen e problemeve/konflikteve, mësuesi fillon diskutimin se cili prej tyre mund të zgjidhet më lehtë.