Çfarë zgjidhjesh kemi për problemet?
Objektivat e mësimit | Nxënësit reflektojnë rreth mekanizmave të zgjidhjes së konflikteve dhe krijojnë kuptimin e tyre për këndvështrimet, personalitetet dhe sjelljet e ndryshme që ekzistojnë. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit japin mendimet e tyre rreth problemeve dhe ofrojnë propozime për zgjidhjet. |
Burimet | Tabelë, lapsa. |
Metodat | Punë në grupe. |
Përshkrimi i mësimit
Mësuesi, paraqet përsëri listën e problemeve ose të konflikteve nga mësimi 1. Ata ulen në grupe
me nga katër vetë dhe zgjedhin dy probleme ose konflikte nga lista për të punuar në grupin e tyre.
Secili grup punon me dy probleme ose konflikte të ndryshme.
Nxënësit diskutojnë idetë e tyre për zgjidhjen e konflikteve ose problemeve në mënyrë që zgjidhjet të ndikojnë vetëm grupin ose personin e synuar (në varësi të faktit, nëse problemi hyn në kategorinë e problemeve të përbashkët apo atë individual).
Nxënësit shkruajnë idetë e tyre, dhe ilustrojnë një poster me dy probleme ose konflikte dhe me
mënyrat e mundshme për zgjidhjen e tyre. Ata nënvizojnë zgjidhjet që parapëlqen grupi.