Si i shkruajmë rregullat e përbashkëta?
Objektivat e mësimit | Nxënësit zhvillojnë kuptimin e përbashkët dhe mësojnë si të dallojnë interesat e tyre në një marrëveshje të formuluar së bashku. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit shkruajnë rregullat e përbashkëta dhe nënshkruajnë me emrat e tyre. Ata diskutojnë mekanizmat për kontrollin dhe pasojat e mundshme. |
Burimet | Tabelë, lapsa. |
Metodat | Diskutim plenar. |
Përshkrimi i mësimit
Pasi të gjithë nxënësit votojnë për zgjidhjet e ndryshme të problemeve ose konflikteve të renditura, u jepet detyra të shkruajnë një “kontratë” rregullash, e cila mund të nënshkruhet nga të gjithë.
Në diskutimin plenar, nxënësit flasin për mënyrën si duan ta hartojnë këtë kontratë. A do të jetë ajo në formatin e një tabele posteri, në një format letër A4, apo do të jetë një dokument i mbështjellë tub dhe i vulosur? Ata duhet të bien dakord për formën që parapëlqejnë dhe nëse është e nevojshme, zgjedhja do të vendoset me vendim të shumicës.
Nxënësit janë të lirë të hartojnë kontratën e rregullave në mënyrën që dëshirojnë, por pasi të kenë plotësuar kriteret në vijim:
- Të gjitha zgjidhjet, për të cilat është rënë dakord, të jenë shkruar në formën e deklaratave.
- Të gjithë nxënësit të nënshkruajnë kontratën në fund.
- Vendi dhe data e nënshkrimit të jetë e shkruar në kontratë.
Pasi kontrata është shkruar dhe nënshkruar, nxënësit diskutojnë se çfarë do të ndodhë, nëse dikush thyen një nga rregullat. A do të ketë ndonjë pasojë? Nëse po, çfarë pasoje? Si do të kontrollohen rregullat e caktuara? A është ajo përgjegjësi e të gjithëve? Apo janë njerëz të veçantë përgjegjës për këtë? A do të jetë kjo e dobishme apo jo?
Hapi i mundshëm: pasojat e thyerjes së rregullave i shtohen kontratës (si një shtojcë).