Caktoni një përfaqësues të grupit tuaj i cili do të lexojë me zë shënimet e shkurtra nga ditari dhe detyrën për grupin tuaj.
Caktoni një anëtar tjetër të grupit tuaj i cili do të merr shënime të rezultateve tuaja dhe do t’ia paraqesë klasës.
Shënime nga ditari i Max-it:
“Para objektit të shkollës sonë ndodhet një fushë e madhe futbolli. Unë u gëzova për këtë sepse më pëlqen të luaj futboll. Pra unë e solla topin me vete dhe doja të filloj stërvitjen. Unë posa kisha filluar të bëj një ose dy goditje në gol kur më ndali kujdestari i shkollës. Ai ishte i zemëruar dhe më pyeti nëse unë dija të lexoj apo jo. Unë nuk e kisha parë shenjën ku thuhej se fusha ishte e mbyllur pas shiut. Unë u trondita aq shumë sa që shkova në shtëpi pa e thënë asnjë fjalë.”
Detyrat:
- Mblidhni një listë të mbiemrave të cilët mendoni se do ti përdorin shokët e klasës së Max-it për ta përshkruar atë (stuhi mendimesh në grupin tuaj).
- Çka mendoni se do tu thotë një nxënës në klasën e Max-it nxënësve të tjerë për të? Përsëritni një skenë që mund ta luani në klasë.