Shikoni situatat vijuese dhe vendosni në grupet e juaja çka mendoni ju se duhet bërë për këto situata.
Banorët e ishullit | Ardhësit |
1Bi Rrethoja të reja Disa nga ardhësit kanë filluar të vendosin rrethoja përreth shtëpive të tyre, nëpër shtigje gjithmonë keni përcjellur kafshët. Këto shtigje tanimë janë shkatërruar. |
1A Rrethoja të reja Banorët e ishullit i kanë shkatërruar disa nga rrethojat që ju i keni vendosur për t’i mbajtur brenda kafshët që i keni zënë. |
2Bi Cenuesi Një banor i ishullit po kalonte në një sipërfaqe që ishte rrethuar nga ardhësit dhe atë e kishin gjuajtur dhe vrarë. |
2A Cenuesi Banorët e ishullit kanë shkelur nëpër disa hapësira tokësore që ju i keni rrethuar për kafshët e juaja. Njërit prej tyre i kishin dhënë vërejtje dhe pastaj e kishin gjuajtur. |
3Bi Një martesë e përzier Njëri nga banorët e ishullit ka rënë në dashuri menjë grua të ardhur. Ata duan të martohen dhe të jetojnë në njërin nga komunitetet e ardhësve. Familja e burrit janë shumë të brengosur për këtë. |
3A Një martesë e përzier Njëra nga gratë e ardhura ka rënë në dashuri me një banor të ishullit. Ata duan të martohen dhe të jetojnë në një komunitet të ardhësve. Disa nga ardhësit janë të brengosur për këtë. |
4Bi Vendet e shenjta Disa nga ardhësit gërmojnë për të gjetur minerale në malet ku ju besoni se jetojnë shpirtrat e stërgjyshërve tuaj. Këto vende janë të shenjta për ju. Në shenjë proteste, ju keni sulmuar disa nga burrat që e bënin gërmimin. |
4A Vendet e shenjta Ju keni zbuluar minerale të çmueshme në malet. Këto minerale mund t’ua shitni tregtarëve në vendin tuaj. Banorët e ishullit duket se malet i konsiderojnë si të shenjta, që ju mendoni se është vetëm një besëtytni. Ata i kanë sulmuar burrat që e kanë bërë gërmimin. |
5Bi Edukimi Disa nga ardhësit e kanë hapur një shkollë dhe i kanë ftuar fëmijët tuaj të shkojnë dhe të mësojnë leximin dhe shkrimin. |
5A Edukimi Disa nga ardhësit kanë hapur një shkollë. Ata u kanë bërë thirrje banorëve të ishullit t’i dërgojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë]. |