1. Mia Greenwood u lind në vitin 1944. |
2. Mia Greenwood vdiq nga kanceri në vitin 2000. |
3. Pasi Mia vdiq, disa nga miqtë e saj e morën një gurë nga një ndërtesë e bombarduar në vendlindjen e saj. Guri u dekorua nga fëmijët refugjatë. Pastaj guri u vendos në një park në Berlin. Ky park ishte emëruar “Parku i Paqes” në kujtim të Mia Greenwoodit. |
4. Mia Greenwood dhe Grupi 353 drejtuan Projektin në vendlindjen e Mias, që ndihmoi ndërtimin e besimit në mes të grupeve të ndryshme etnike. Mia Greenwoodit iu bashkuan vullnetarë nga të dyja anët por edhe nga bashkësia ndërkombëtare në këtë projekt. |
5. Mia Greenwood ishte themeluese dhe udhëheqëse e një organizate të quajtur Grupi 353. Grupi 353 është një organizatë joqeveritare (OJQ). Grupi 353 inkurajon zgjidhjen e konfliktit në mënyrë të padhunshme, nxit tolerancën dhe bashkëpunimin, si bazë për ndërtimin e shoqërive humanitare. |
6. Mia Greenwood shkroi artikuj kundër nacionalizmit dhe racizmit, të cilët u botuan ndërkombëtarisht. Ajo u shpërblye me një çmim ndërkombëtar për paqe për punën e saj nga një organizatë e quajtur Pax Christi. |
7. Në Berlin është një park i paqes i quajtur Mia Greenwood, për nder të saj dhe në shenjë vlerësimi të punës që ka bërë ajo. Mia kishte folur në një takim publik në këtë park. |
8. Mia Greenwood u bë balerinë e famshme ndërkombëtare dhe mësimdhënëse e baletit. |
9. Mia Greenwood ka bërë fushata kundër luftës dhe ajo luftoi për të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Ajo dhe organizata e saj kanë punuar shumë për të ndihmuar refugjatët të cilët largohen nga lufta. |
10 . U quajt Grupi 353 sepse në projektin e tij të parë punoi me 353 familje të cilat kishin mbetur pa shtëpi për shkak të luftës. Grupi 353 refugjatëve u ofroi ndihmë, rehati dhe këshilla për të drejtat e tyre. |