Të gjitha gjërat që “duhet bërë” dhe pak gjëra që “s’duhet bërë”
Objektivi i mësimnxënies | Në grupe, nxënësit bien në ujdi për një varg temash dhe objektivash. Ata bashkëpunojnë në grupe, duke i shkëmbyer idetë dhe aftësitë e tyre me ekipin. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit vendosin për strukturën që do ta ketë gazeta e tyre e përgatitur bashkërisht. Ata identifikojnë tema të cilat janë relevante për shkollën e tyre, dhe shkruajnë një artikull për rubrikën e tyre në gazetën e murit. |
Burimet | Varësisht nga burimet materiale që i kanë në dispozicion, rezultatet do të radhiten prej teksteve në dorëshkrim në tekste të shtypura në kompjuter me fotografi digjitale. |
Metodat | Marrja e vendimeve të përbashkëta. Punë në grupe. |
Mësimi
Në grupe me nga tre apo katër, nxënësit shkëmbejnë idetë e tyre se cilat rubrika të gazetës ofrojnë informacione relevante për jetën në shkollë.
Mësimdhënësi ka përgatitur një gazetë të vogël të murit për çdo grup, duke i ngjitur së bashku tri fletë të letrës të formatit A4. Pastaj grupeve u caktohet detyra e dizajnimit të strukturës së përgjithshme të gazetës, duke përfshirë edhe emrin e gazetës, faqosjen e mundshme dhe rubrikat të cilat i kanë zgjedhur nxënësit. Rezultati i tyre mund të duket kështu:
Kronika e nxënësve Lajmetmëtëreja Sporti |
Lajmetënivelittëlartë Ngjarjet |
Prindërit Shqetësimet tona |
Sugjerimet e bëra nga grupet ekspozohen në murin e klasës dhe nxënësve u jepet kohë të lexojnë posterat dhe të krijojnë opinionet e tyre. Pastaj, në një “konferencë të redaktorëve” merren vendimet e rëndësishme vijuese:
- Emri i gazetës (shkëmbim i mendimeve, diskutim dhe votimi përfundimtar);
- Përzgjedhja e rubrikave të cilat janë më të rëndësishme dhe më domethënëse për shkollën dhe nxënësit.
Nxënësit tani formojnë ekipe të vogla, ku numri i ekipeve korrespondon me numrin e rubrikave të cilat duhet të përgatiten, me një ekip shtesë i cili ngarkohet me përgatitjen e gazetës.
Në fillim, ekipi për përgatitje merret me çështje praktike siç është faqosja dhe prezentimi i gazetës së murit. Që më parë, mësimdhënësi ka informuar kujdestarin e klasës për projektin e gazetës dhe e ka marrë lejen e tij për ta ekspozuar gazetën e shkollës në objektin shkollor.
Derisa ekipet e redaktorëve po i planifikojnë artikujt e parë për rubrikat e ndryshme, mësimdhënësi diskuton për aspektet teknike me ekipin e përgatitjes.
Nxënësve u jepen detyra të cilat duhet të përfundohen javën vijuese. Çdo ekip redaktues dorëzon një artikull dhe ekipi për përgatitje e përgatit gazetën e murit, e kompleton me dizajnin e titullit, që tregon shenjën dalluese, dhe emrin e gazetës, si dhe rubrikat e përzgjedhura.
Kjo detyrë u mundëson nxënësve të përjetojnë suksesin e tyre të parë, por gjithashtu ata menjëherë i ballafaqon me vështirësitë që i ka kjo detyrë. Objektivi i kësaj qasje është që të krijohet një ekip i përhershëm i redaktorëve, të cilët rregullisht do të botojnë lajmet e shkollës. Ekipet do të përbëhen nga nxënësit të cilët veçanërisht janë aktiv dhe të interesuar, dhe janë në gjendje të vazhdojnë me projektin e gazetës së murit për një periudhë të gjatë kohore.