Nga zgjedhjet dhe veprimet e jetës sonë, ne krijojmë personin që jemi dhe fytyrat që shpalosim. Kenneth Patton |
Vendimi është një rrezik i rrënjosur në guximin për të qenë i lirë. Paul Tillich |
Çdo gjë që bëni tani është diçka që ju keni zgjedhur të bëni. Disa njerëz nuk duan ta besojnë këtë. Por, në se jeni më shumë se njëzet e një vjeç, jeta juaj është ajo çka ju bëni me të. Për të ndryshuar jetën tuaj, ju keni nevojë të ndryshoni prioritetet tuaja. John C. Maxwell |
Unë besoj se ne jemi përgjegjësit e vetëm për zgjedhjet tona dhe duhet të pranojmë pasojat e çdo veprimi, fjale dhe mendimi, gjatë gjithë jetës sonë. Elisabeth Kubler-Ross |
Nëse doni të thuhet diçka, kërkojani një burri. Nëse doni të bëhet diçka, kërkojani një gruaje. Margaret Thatcher |
Liria, në kuptimin konkret të fjalës, konsiston në aftësinë për të zgjedhur. Simone Weil |
Mendjet më të mëdha janë të afta për veset më të mëdha si dhe për virtytet më të mëdha. Rene Dekarti |
Gjëja kryesore që mund të na mësojë historia është se veprimet e njeriut kanë pasoja dhe se zgjedhje të caktuara, pasi bëhen nuk mund të zhbëhen. Ato përjashtojnë mundësinë për të bërë zgjedhje të tjera dhe kësisoj përcaktojnë ngjarjet e ardhshme. Gerda Lerner |
Fuqia e zgjedhjes mirë dhe keq është brenda mundësive të gjithë njerëzve. Origeni |
Vetëvetja nuk është diçka e gatshme, por diçka në formim të vazhdueshëm përmes zgjedhjeve dhe veprimit. John Dewey |
Gjëja që gratë duhet ende ta mësojnë është se askush nuk ta jep pushtetin. Ju thjesht e merrni atë. Roseanne Barr |
Kur zgjedh mes dy të këqijave, unë gjithmonë pëlqej të provoj atë që nuk e kam provuar kurrë më parë. Mae West |
Gratë dhe macet do të bëjnë atë dëshirojnë, burrat dhe qentë duhet të relaksohen dhe të mësohen me idenë. Robert A. Henlein |
Ju duhet të trajnoni intuitën tuaj – ju duhet të besoni zërin e vogël brenda jush, i cili ju tregon saktësisht se çfarë të thoni, çfarë të vendosni. Ingrid Bergman |
Një anije noton në lindje, Dhe një tjetër në perëndim, Më vete – të njëjtat erëra fryjnë, ‘Është fuqi e velave Dhe jo shtrëngatave, Që tregon ku ne shkojmë. Ashtu si erërat në det Janë dhe valët e kohës, Në udhëtimin e jetës sonë, ‘Është vetë shpirti, Që përcakton qëllimin, Dhe jo të qetësia apo furtuna. Ella Wheeler Wilcox |