Pikëpamje liberale: liria e individit vjen e para
- Parimet kryesore: liria dhe përgjegjësia personale.
- Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe civile.
- Tregtia e lirë dhe konkurrenca si forcë lëvizëse e progresit, modernizimit dhe rritjes së mirëqenies.
- Kapitalizmi punon më mirë në qoftë se lihet i vetëm.
- Një shtet i fortë – por ai që kufizon veten në sundimin e ligjit.
- Përfitimet dorëlëshuara të sigurimeve shoqërore i bëjnë njerëzit dembel.
- Përpjekje personale dhe suksesi duhet të paguajnë – mos i tato të ardhurat dhe fitimet shumë rëndë.
Slogan: “Pa rrezik, nuk ka liri”.
Pikëpamja social demokrate: barazia e parë
- Parimet kryesore: barazia, solidariteti, sigurimit social.
- Mbrojtja e të dobëtit, e të varfrit, e më pak të privilegjuarit.
- Nëse nuk është i kontrolluar, kapitalizmi do të thellojë ndarjen sociale. Nuk ka asnjë alternativë ndaj kapitalizmit, por pasojat e tij duhet të kontrollohen dhe të korrigjohen me mjete politike.
- Ne kemi nevojë për një sistem të sigurimeve shoqërore që të kujdeset për familjet, invalidët, të sëmurët, të moshuarit, të papunët dhe të varfrit.
- Solidariteti do të thotë i fuqishmi mbështet ata që kanë nevojë.
Slogan: “Të bashkuar ne qëndrojmë – të ndarë biem”.
Pikëpamjet konservatore: Siguria e parë
- Parimet kryesore: siguria dhe stabiliteti.
- Një shtet i fortë është i rëndësishëm për mbrojtjen e vendit nga rreziqet dhe kërcënimet.
- Një shtet i fortë mbështetet në një ekonomi moderne, efikase.
- Thellimi i ndarjes shoqërore duhet të shmanget.
- Familja ka nevojë për mbrojtje të veçantë.
- Qytetarët duhet të kërkojnë mbështetje vetëm në se nuk mund të përballen të vetëm me problemet e tyre.
Slogan: “Një shtet i fortë në një ekonomi të shëndetshme”.
Pikëpamja e të gjelbërve: Mjedisi natyror i pari
- Parimet kryesore: mbrojtja e mjedisit natyror, përgjegjësia për brezat e ardhshëm.
- Mënyra jonë e tanishme e jetës, e përshtatur për rritjen ekonomike dhe konsumin e karburanteve të fosileve, është një kërcënim serioz për të ardhmen tonë.
- Marrëveshjet ndërkombëtare janë të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit në nivel global.
- Ne tregojmë përgjegjësi për brezat e ardhshëm dhe për të gjithë planetin.
- Ndryshimet e vogla në jetën tonë të përditshme mund të bëjnë ndryshimin.
Slogan: “Ju nuk mund të hani paratë”.