Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD / EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Negocimi i një kompromisi. |
Objektivat e të mësuarit | Ndërvarësia, konflikti i interesave. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit analizojnë një problem kompleks. Nxënësit duhet të bashkëpunojnë për të ofruar një zgjidhje të përbashkët. |
Materialet dhe burimet | Materiale për mësuesit 4,1-4,4: 4.1 Kopjet e fletëve për shënime për grupet. 4.2 Riprodhimi i hartës së popullsisë së peshkut (për mësuesin). 4.3 Grafiku me të dhënat (tabela, dërrasë e zezë ose fletë transparente). 4.4 Diagram me të dhënat (tabelë, dërrasë e zezë ose fletë transparente). Makinë llogaritëse ose kompjuter. Shirit letre (gjerësi A4), lapustil. |
Metoda | Të mësuarit me bazë detyre. |
Koha në dispozicion | 1. Loja e peshkimit (raundi 4). (7 min) |
2. Negociatat. (15 min) | |
3. Loja e peshkimit (raundet 5-7). (20 min) |
InformacionNxënësit vazhdojnë me lojën e peshkimit, duke luajtur edhe tre ose katër raunde të tjerë. Pas raundit të 4, mësuesi i nxit ata të flasin me njëri-tjetrin, në qoftë se ata ende nuk e kanë bërë këtë. Kohëzgjatja ndalet, për t’i dhënë nxënësve një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet dhe sugjerimet e tyre. Mësuesi vendos se sa do zgjasë kjo periudhë para se nxënësit të vazhdojnë. |
Përshkrimi mësimit
Faza 1: Nxënësit luajnë një raund
Mësuesi paraqet rezultatet. Nëse nxënësit marrin iniciativën, mësuesi i lejon ata të shkojnë përpara dhe për këtë u jep kohën e duhur. Mësuesi njofton se intervali ndërmjet stinëve të peshkimit është zgjatur edhe me 10 minuta.
Faza 2: Negociatat
Nxënësit përballen me një problem serioz – mbipeshkimi – dhe ata nuk kanë një kuadër institucional për t’i mbështetur (rregulla komunikimi, sistem të rregullave dhe kontrolleve të peshkimit etj), veçse në rast se ata e krijojnë atë vetë.
Mësuesi nuk duhet të marrë pjesë në diskutimet e nxënësve (as si këshilltar, as si komentues, as si kryetar, as si trajner etj), por shikon dhe dëgjon me kujdes. Mundësitë e të mësuarit në trajtimin e mësimit me bazë detyrat qëndron në problemet dhe, si në jetën jashtë shkollës, nxënësit duhet të përballen vetë.
Faza 3: Nxënësit luajnë tri raundet e fundit
Mësuesi u kërkon nxënësve që të vazhdojnë lojën me ritmin e tyre normal. Në varësi të rezultatit nga negociatat, lojtarët mund të ndryshojnë politikën e tyre të peshkimit dhe rezultatet tregojnë sukses në shmangien e shkatërrimit të fondit të peshqve.