Orari
Afati kohor | Agjenda | Materialet dhe burimet |
Mësimi 1 | Formimi i grupeve të punës. Secili grup përfshin një anëtar nga çdo fshat peshkimi. |
Fletët e punës 5.1, 5.2. |
Mësimi1 Mësimi 2 |
Grupet hartojnë një kuadër të rregullave. Grupet përgatisin prezantimet e tyre. Anëtarët e komunitetit miratojnë rregullat e procedurës dhe votimit për konferencën. |
Fletët e punës 5.2, 5.4. Tabelë dhe lapustila. |
Mësimi 3 | Takim Plenar: Grupet paraqesin projektet e tyre. Anëtarët e komunitetit krahasojnë dhe gjykojnë draft kuadrin e rregullave. Anëtarët e komunitetit diskutojnë për kuadrin që duhet të miratojnë. |
Fletët e punës 5.3. |
Mësimi 4 Konferenca |
Konferenca: Anëtarët e komunitetit mbajnë fjalim të shkurtër promovues për modelin e zgjedhur prej tyre. Ata miratojnë një kuadër rregullash me shumicë votash. Ata nënshkruajnë dokumentin kornizë origjinal.Reflektim Nxënësit reflektojnë për përvojat e tyre. |
Fletët e punës 5.4. Fletë A4 e bardhë, stilolapsa, lapustila. |
Pse duhet të luani lojën e vendimmarrjes?
Metoda e zbatuar në orarin e mësipërm është një lojë vendimmarrjeje. Arsyeja për zgjedhjen e kësaj metode është në vijim.
Loja punon si një model. Ajo paraqet aspekte të rëndësishme të realitetit. Ajo i tregon ato qartë, por duke lënë jashtë shumë detaje të tjera. Të gjitha vendet kanë një lloj kornize bazë, një kushtetutë që paraqet rregullat për marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e konflikteve. Pa një kuadër të tillë, anëtarët e një komuniteti nuk do të kenë mbështetje për zgjidhjen e konflikteve të tyre dhe për rrjedhojë mund t’i drejtohen dhunës.
Kur merrni pjesë në demokraci, ju ushtroni të drejtat që jua ka dhënë kushtetuta e vendit tuaj. Mënyra më e mirë për të kuptuar si vepron kuadri i rregullave dhe ligjeve në vendin tuaj, është të krijosh vetë një kuadër të tillë. Kjo lojë vendimmarrjeje ju vendos në këtë situatë.