Ju po lexoni Vëllimin IV
Pjesëmarrja në demokraci
Fleta e punës për nxënësit 5.4: Rregullat procedurale për konferencën – draft
Miratimi i rregullave procedurale
- Komuniteti miraton një projekt rregullash procedurale nga një shumicë prej 50% ose më shumë të të gjitha votave të hedhura.
- Në qoftë se nuk ka ndryshime të sugjeruara për këtë projekt, ai mund të miratohet nga një votë në bllok. Ndryshimet duhet të votohen veçmas.
Kryetari
- Me shumicë votash, një anëtar i komunitetit emërohet si kryetar. Kryetari mund të marrë pjesë në votimit të projektligjeve të kornizës, por nuk mund të kryejnë rolin e zëdhënësit (rregulla nr. 5).
Deklarata përfundimtare e promovimit
- Anëtarët e komunitetit tregojnë preferencën e tyre për një projekt model përmes votimit. Ata formojnë parti që mund të lobojë për modelin e tyre.
- Një zëdhënës bën një deklaratë promovuese për partinë e tij, që zgjat jo më shumë se dy minuta.
- Gjatë procedurës së votimit nuk lejohet debat i mëtejshëm.
Procedura e votimit
- Votimi: anëtarët e komunitetit të miratojnë një projekt me votë. Të gjitha votat numërohen në mënyrë të barabartë. Anëtarët votojnë me shfaqjen e duarve.
- Vendim me dy-faza: votimi i drafteve zhvillohet në dy raunde.
- 8.1 Raundi i parë: anëtarët e komunitetit votojnë për një nga draftet.
- 8.2 Raundi i dytë: të dy draftet me sasinë më të lartë të votave votohen në një kohë të dytë. Komuniteti miraton draftin që merr numrin më të lartë të votave.
- 8.3 Nëse të dy draftet marrin numër të barabartë votash, organizohet një diskutim para se të përsëritet votimi.
Dokumentimi dhe autorizimi
- Shkruesi i draftit shkruan datën dhe vendin e konferencës në fund të dokumentit rregullator.
- Të gjithë anëtarët e komunitetit nënshkruajnë dokumentin.