Detyra juaj
- Së pari, mblidhni të gjitha idetë që ju vijnë në mendje dhe shënojini ato.
- Gruponi idetë tuaja sipas kategorive.
- Pastaj, i krahasoni ato me kriteret e mëposhtme:
a) A kërkojnë ato një zgjedhje për t’u bërë apo një vendim për t’u marrë?
b) A ka arsye të mira për të argumentuar pro dhe kundër një zgjedhjeje ose vendimi të caktuar?
c. A keni ju dhe nxënësit e tjerë të klasës njohuri në lidhje me këtë çështje?
d. A mendoni ju se kjo çështje do t’u interesojë nxënësve në klasën tuaj?
e. A keni ju dhe nxënësit e tjerë informacionin e nevojshëm dhe, a mund ta siguroni atë? (Ndoshta ju dini shumë nga përvoja e përditshme ose mund të mblidhni të dhëna ose raporte nga burime të tjera, të tilla si: libra, gazet, internet.)Nëse ju i përgjigjeni pyetjeve nga a – e me Jo, sugjerimi juaj nuk vlen - Zgjidhni një ose dy ide dhe, nëse është e nevojshme,. mblidhni materiale për to. Ju mund ta shprehni çështjen në formën e një teze ose me një pyetje po/jo.
- Shkruani sugjerimin tuaj në tabelë sipas kategorisë që i takon, së bashku me emrat tuaj. Sigurohuni që të dorëzoni rezultatet tuaja para mbarimit të afatit, në mënyrë që të gjithë të mund të lexojnë kontributin tuaj.
- Priteni fletën e shënimeve poshtë, plotësojeni dhe vendoseni ku t’ju thotë mësuesi juaj. Shtoni materialet tuaja.
- Lexoni tabelën dhe materialet e nxënësve të tjerë para mësimit.
Fletë Shënimesh: Sugjerime për një çështje debati Emrat:
|
||
Çështja | Kategoria (jeta e përditshme, jeta shkollore etj) | Materialet |
|
||
|