Kjo është një kuti instrumentesh, jo një listë e plotë. Jo të gjitha pyetjet janë të përshtatshme në çdo rast, kështu që ju duhet të zgjidhni cila pyetje shkon më mirë. Mendimi i kujdesshëm për disa a pyetje, vlen më shumë se përdorimi i të gjithë listës.
1. Mblidh informacion.
- Kush është i përfshirë?
- Çfarë kërkojnë ata? (Cilat janë të drejtat, nevojat, qëllimet apo interesat e tyre?)
- Çfarë roli luajnë njerëzit?
- Cili është problemi/dilema?
- Çfarë ka të bëjë ky rast me mua?
- Çfarë thotë ligji? (A duhet të respektoj ndonjë detyrim ligjor ose rregull?)
- Çfarë nuk dimë – çfarë nuk kuptojmë?
- Sa e madhe do të jetë përpjekja për të gjetur informacionin që mungon?
2. Merrni parasysh pasojat.
- Cilat janë zgjidhjet alternative?
- Çfarë pasoje do të ketë secila nga këto zgjedhje dhe për të cilët? (Të tjerët e përfshirë direkt, njerëz të tjerë që jetojnë sot ose në të ardhmen, këtu apo diku tjetër.)
- …
3. Përcaktoni prioritetet tuaja.
Cilat kritere mund t’i vlerësoj si më të rëndësishme, për shembull, për vendimin tim,:
- Deri në çfarë mase i kuptoj unë pasojat e vendimit tim?
- Cilat parime morale ose fetare janë të rëndësishme për mua?
- Çfarë është e ligjshme – çfarë është e paligjshme?
- Çfarë mund të pres unë që të pranojnë të tjerët dhe anasjelltas? (A do ta pranoja këtë vendim po të isha në pjesën e marrësit?)
- Çfarë vepron më mirë? (Zgjidhja e problemit, aspektet financiare.)
- Cilat janë pasojat e dëshiruara apo të padëshiruara afatgjata ose pasojat anësore?
- A është vendimi im i pakthyeshëm (“pikë pa kthim”), apo mund ta korrigjoj atë më vonë?
- …
4. Merrni vendimin tuaj.
- A duhet të zgjedh një qëllim të vetëm dhe të shkel të tjera?
- A ka ndonjë shans për të gjetur një kompromis?
- Në kushtet e dhëna, çfarë më thotë intuita ime? Me çfarë vendimi mund të identifikohem unë më shumë?
- …