Konventa për të Drejtat e Fëmijës mund të ndahet në katër grupime të të drejtave. Këto kategori mund të përdoren në veprimtaritë mësimore, duke u lejuar nxënësve përpjekjet për t’i grupuar të drejtat në katër kategori. Kjo mund të bëhet individualisht ose në grupe,
I. Të luajmë një rol – do të thotë të jesh i aftë të marrësh pjesë në proceset e vendimmarrjes, liria për të formuar grupe, liria e mendimit dhe liria për të fituar informacion nga burime të ndryshme.
II. Të arrijmë potencialin tonë – do të thotë se duhet të përmbushen kushte të veçanta, në mënyrë që të arrihet zhvillimi i duhur personal. Në ktë grup bëjnë pjesë të drejtat që lidhen me arsimimin, familjen, kulturën dhe identitetin personal si pjesë të rëndësishme të jetës sonë.
III. Të jetosh mirë – E drejta për mbijetesë përfshin nevojat tona bazë. Këto përfshinë ushqimin dhe mbrojtje, standardin e jetesës dhe shëndetin.
IV. Të qenit i lirë nga dëmtimet – do të thotë që të rinjtë kanë të drejtën e mbrojtjes nga abuzimi, shpërfillja, shfrytëzimi ekonomik, tortura, trafiku dhe prostitucioni.
Në listën e mëposhtme, të drejtat renditen në këto ktër kategori:
Grupi |
Neni |
Titulli i shkurtuar |
I. Të luajmë rolin tonë: E drejta për pjesëmarrje
|
3 |
Përparësia e nevojave të fëmijës në vendimet politike, juridike dhe legjislacion |
12 |
Liria e mendimit dhe e drejta për t’u dëgjuar për të gjitha çështjet vetjake |
|
13 |
Liria e shprehjes |
|
14 |
Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar |
|
15 |
E drejta e shoqërimit dhe e demostrimeve paqësore në publik |
|
16 |
Mbrojtja e privatësisë |
|
17 |
E drejta për medien dhe burimet e informacionit |
|
II. Të zhvillojmë potencialin tonë: e drejta për t’u zhvilluar
|
5 |
Respektimi i të drejtave të prindërve |
7 |
Emri dhe nënshtetësia |
|
8 |
Mbrojtja e identitetit të fëmijës |
|
10 |
Ribashkimi familjar |
|
21 |
Birësimi |
|
23 |
Fëmijët me aftësi të kufizuar |
|
28 |
Arsimimi |
|
29 |
Qëllimet e arsimimit |
|
30 |
Fëmijët e pakicave |
III. Të jetojmë mirë: e drejta jonë për mbijetesë
|
6 |
Mbrojtja e mbijetesës dhe zhvillimit |
9 |
Parimi i mosndarjes nga prindërit |
|
18 |
Përgjegjësia e prindërve dhe kujdestarëve |
|
24 |
Mbrotja e shëndetit dhe e të drejtës për kujdes shëndetësor |
|
26 |
Sigurimet shoqërore |
|
27 |
Standarde të përshatshme jetese |
|
31 |
Pushim, lojë dhe kohë e lirë |
|
IV. Liria nga lëndimi: e drejta jonë për mbrojtje
|
2 |
Mos diskriminimi |
11 |
Mbrojtja nga rrëmbimi |
|
19 |
Mbrojtja nga abuzimi |
|
20 |
Të rinjtë pa familje |
|
22 |
Fëmijët refugjatë |
|
25 |
Rishikimi i trajtimit ose i kujdesit |
|
32 |
Puna e fëmijëve |
|
33 |
Mbrojtja nga drogat narkotike |
|
34 |
Mbrojtja nga shfrytëzimi seksual |
|
35 |
Mbrojtja nga shitja dhe trafikimi |
|
36 |
Mbrojtja nga të gjitha format e tjera të shfrytëzimit |
|
37 |
Tortura dhe burgosja |
|
38 |
Lufta dhe konfliktet e armatosura |
|
39 |
Rehabilitimi dhe integrimi |
|
40 |
Drejtësia për rininë |
Në tabelën e mësipërme, mungojnë katër të drejta. Ato nuuk mund të renditen në një nga kategoritë, sepse ato përqendrohen kryesisht në përgjegjësitë e shtetit. Ato janë:
1 |
Përkufizimi i fëmijës |
4 |
Zbatimi i të drejtave |
41 |
Standardet kombëtare më të larta kanë përparësi |
42 |
Detyrimi për të bërë të njohura të drejtat |