Objektivat mësimore |
Rritja e vetëbesimit; individët nxiten të njohin dhe lavdërojnë së bashku anët e tyre pozitive. Grupet gjejnë pikësynimet e tyre të përbashkëta. |
Shënim mbi përdorimin | Ky ushtrim i lejon nxënësit të përfshihen shumë shpejt me gjithë zemër. Kjo është ideale për një grup mësimor të ngritur rishtas ose në fillim të sesionit të parapërgatitjes. |
Burimet | Afishe me simbole për secilin grup nxënësish, stilolapsa apo lapsa me ngjyra, fotografi nga revista etj. |
Procedura
- Duke përdorur një «lojë» grup-formuese (p.sh., duke shpërndarë karta që përputhen për të formuar grupe me zhonglerë, violinistë ) klasa ndahet në tri, gjashtë apo nëntë grupe në varësi të madhësisë së saj. Secili grup s’duhet të ketë më shumë se pesë nxënës. Çdo grup është ose A, B apo C.
- Nxënësit punojnë në grupe me nga katër vetë. Çdo nxënësi i jepet një skicë e emblemës me simbole, e cila është e ndarë në katër pjesë dhe ka një listë poshtë saj. Pjesët mund të jenë të prera paraprakisht nga një kopje e dytë, kështu që mund të ngjiten në emblemën fletën kryesore pasi të ketë përfunduar.
- Detyra:Përgatitja individuale:
– mbani shënim, duke u përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:
- Si e shihni veten?
- Për çfarë keni nevojë?
- Çfarë jeni në gjendje të bëni?
- Për çfarë ju vjen keq kur mendoni për jetën tuaj?
– tërhiqni (ose zgjidhni) një simbol ose simbole që paraqitin shënimet tuaja (ngjyra, letër me ngjyrë, fotografi revistash etj.).
Puna në grup:
– Shpjegojuni simbolin ose simbolet tuaja anëtarëve të grupit!
-Ngjitni të gjitha pjesët në skicën e emblemës tuaj!
– Gjeni një simbol të përbashkët për grupin tuaj (në mes), një moto për idetë tuaja ( pjesa e sipërme e flamur) dhe një emër për grupin tuaj (pjesa e poshtme e flamurit).
4. Emblemat e përfunduara paraqiten nga një anëtar i grupit në seancë plenare. Emblemat varen në mur pranë njëra tjetrës.