Objektivat mësimore |
Qëllimi i ushtrimit është që të përkrahë kohezionin e grupit dhe të rritë vlerësimin për veten. Nxënësit vlerësojnë se individët në një grup janë të unikë dhe të ndryshëm, por që ndihmojnë në fuqizimin tërësor të grupit. |
Burimet |
Një fotografi e vogël portret e nxënësit, jo më e madhe se 3 cm katrorë (është i pranueshëm edhe një autoportret i vizatuar) Letër e verdhë ose portokalli e prerë në copa të rrumbullakëta me diametër rreth 6 cm për të krijuar zemrën e lules. Letra me ngjyra të ndritshme, të prera në trajtën e petaleve, fjongo të ngjyrosur, qoftë edhe e vizatuar me dorë, shënues ose lapsa me ngjyra të ndryshme, dy fletë të mëdha letre me madhësinë e atyre që përdorin piktorët, zamkë ose ndonjë ngjitës tjetër. |
Procedura
- Çdo nxënës ka një copë të rrumbullakët letre ku ngjit fotografinë e tij.
- Çdo nxënës merr gjashtë petale dhe në secilën prej tyre shkruan një ose dy fjalë pozitive mbi:
- çfarë mund të thotë mësuesi për nxënësit?
- çfarë mund të thotë një anëtar mashkull i familjes së tyre për ta?
- çfarë mund të thotë një anëtare femër e familjes së tyre për ta?
- çfarë thonë për veten?
- çfarë mund të thotë një mik rreth tyre?
- çfarë mund të thotë dikush tjetër në dhomë, shkollë ose shoqëri për ta?
- Nxënësi ngjit petalet përreth anëve të fotografisë për të krijuar një kurorë lulesh.
- Mësuesi ose nxënësit rregullojnë kurora lulesh në letrën reklamuese.
- Mësuesi ose nxënësit vizatojnë kërcejtë dhe gjethet për çdo lule që të krijojnë një buqetë. Lidhja e një fjongoje prej shiriti e bën tufën e luleve do të bënte ata mjaft të veçantë!
Zgjerim
Nxënësit, të ulur në trajtë rrethi, japin komentet e tyre. Kjo i ndihmon ata të kuptojnë domethënien simbolike: buqeta do ta humbte bukurinë sikur të mungonin disa lule (bashkësia); çdo lule është e ndryshme dhe shton diçka të papërsëritshme (dinjitetin e personit); në të njëjtën kohë, të gjitha lulet janë të ngjashme e, prandaj, çdonjëra prej tyre është po aq e rëndësishme sa edhe të tjerat (barazia). Në klasat me nxënësit më të vjetër mund të përfshihen konceptet në kllapa.