Ju po lexoni Vëllimin VI
Mësimdhënia e demokracisë
Ushtrimi 1.5. – Shkopinjtë kineze
Objektivat mësimore |
Nxënësit të stërviten për të zotëruar aftësitë e lojtarëve të ekipit. Ata përjetojnë se çfarë do të thotë të varesh nga të tjerët dhe këta të kenë nevojë të varen prej tyre (ndërvarësia). |
Burimet |
Shkopinjtë kinezë ose lapsa, stilolapsa etj. (rreth 15 cm të gjatë). |
Procedura
- Klasa ndahet në grupe me rreth tetë nxënës secili. Grupeve u thuhet se atyre u duhet të përshkojnë një largësi të caktuar (nëse ka mundësi, ushtrimi duhet të bëhet jashtë ndërtesës së shkollës).
- Grupet qëndrojnë në rreshta, rreth 1–1.5 metra larg tyre.
- Nxënësit i mbajnë shkopinjtë kinezë (ose stilolapsa, lapsa) te majat e gishtërinjve tregues. Tanimë shkopinjtë i lidhin nxënësit së bashku.
- Tani grupet duhet të vrapojnë drejt një synimi të vendosur që më parë, për shembull,klasa apo skaji i oborrit të shkollës. Nëse dy nxënësve u bien shkopinjtë, tërë skuadra duhet të kthehet në pikën e nisjes dhe t’ia fillojë përsëri prej andej. Skuadrat janë të lira për të zhvilluar teknikën dhe strategjinë më të mirë për të lëvizur me shpejtësi drejt pikësynimit pa u rënë shkopinjtë.Këto rregulla, mund të zbatohen pak a shumë me përpikëri, pavarësisht sa e vështirë mund të jetë kjo detyrë për nxënësit.
Shtojcë
- Disa nxënës mund të veprojnë si vëzhgues të jashtëm, që mund të japin mendimet e tyre për mënyrën e bashkëpunimit të grupeve me njëra-tjetrën.
- Veprimtaritë mund të filmohen për të treguar format e ndryshme të sjelljes.