Ju po lexoni Vëllimin VI
Mësimdhënia e demokracisë
Ushtrimi 3.6. – Arka e kursimeve
Objektivat mësimore |
Ky është një ushtrim për fëmijët nën gjashtë vjeç. Ata e kuptojnë që fëmijët kanë të drejta, e marrin vesh se të këto drejta ekzistojnë dhe është me rëndësi zbatimi i tyre. |
Burimet |
Arka e kursimit është një kuti tejet e bukur, të cilën fëmijët e kanë zbukuruar dhe mbushur vetë (me artikuj gazetash, piktografi të UNICEF që ilustrojnë drejtat e fëmijëve, kukulla dhe sende të ndryshme). |
Procedura
- Në fillim, kutia përmban:
– dy vizatime që përfaqësojnë të drejtën e barazisë dhe të drejtën për t’u dhënë ndihmë personave të paaftë fizikisht ose mendërisht;
– dy kukulla që përfaqësojnë fëmijë nga Guatemala.
- Fëmijët, duke grumbulluar sende që përfaqësojnë të drejtat e fëmijëve dhe duke i vënë ato në arkën e kursimeve, kuptojnë rëndësinë e këtyre të drejtave. Projekti Arka e Kursimeve duhet të vazhdojë deri në fund të shkollës fillore.
- Çdo nxënës, përveç arkës së madhe të kursimeve, ka arkën e vet të vogël të kursimeve.