Objektivat mësimore
|
Nxënësit identifikojnë dhe analizojnë arsyet e nxitjet që çojnë në diskriminimin e të tjerëve. Ky ushtrim përqendrohet në ndikimin e faktorëve social-ekonomikë në shanset e suksesit në shoqëri. This exercise focuses on how socio-economic factors affect the chances of social success. |
Burimet | Tabakë të mëdhenj e të trashë letre dhe stilolapsa shënjues. |
Procedura
- Mësuesi i ndan nxënësit në grupe, jo më të madha se gjashtë veta. Grupet duhet të përbëhen, patjetër, nga një numër çift anëtarësh. Secili grup merr një fletë letre dhe një shënjues.
- Mësuesi u kërkon gjysmës së grupeve të vizatojnë karikaturën e atij që ka korrur sukses në shoqëri, ndërsa, gjysmës tjetër, karikaturën e atij që ka dështuar në shoqëri.
- Mësuesi kërkon që nxënësit të shënojnë në listë veçoritë e shembullit të tyre: nivelin social-ekonomik, profesionin, gjininë, grupin etnik, veprimtaritë që ai kryen në kohën e lirë, zgjedhjen e veshjeve, botëkuptimin e plotë, mënyrën e jetesës, llojin e strehimit, zakonet e konsumit.
- Ai u kërkon grupeve të shkëmbejnë me njëri-tjetrin vizatimet e tyre dhe t’i interpretojnë ato.
- Më pas, vizatimet varen në mur. Nga secili grup kërkohet të interpretojë, para gjithë klasës, vizatimin që kanë marrë.
- «Piktorët» komentojnë qëllimet e tyre. Nxënësit, duke kumtuar idetë që qëndrojnë prapa vizatimeve dhe ndikimet që ato lënë te shikuesit, pritet t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:
- Cilat janë veçoritë kryesore të suksesit?
- Cilat janë veçoritë kryesore të dështimit?
- Cilat janë faktorët që bëjnë dallimin mes «fituesve» dhe «humbësve»?
- A përfaqësohen njerëzit nga grupe të caktuara?
- A kanë të gjithë njerëzit të njëjtat gjasa për të pasur sukses, pavarësisht nga përkatësia e tyre shoqërore?
Zgjerim
Cilat janë arsyet e diskriminimit dhe të përjashtimit të njerëzve që janë të ndryshëm për shkak të kulturës, prejardhjes, qëndrimit seksual, gjuhës së tyre etj?
Cilat janë arsyet e pabarazisë mes njerëzve? A është e mundur dhe e dëshirueshme barazia, apo jo?