Objektivi mësimor | Nxënësit vetëdijesohen për konceptet e tyre për drejtësinë dhe padrejtësinë. |
Burimet | Studime shoqërore dhe gjuhë. |
Procedura
Nxënësit punojnë në çifte.
- Mësuesi i kërkon çdo çifti të zgjedhë nga një foto.
- Mësuesi kërkon nga nxënësit të përshkruajnë gjendjen siç e kuptojnë:
– «Mund të shoh…» (përshkrimin faktik)
– «Unë ndihem…» (reagim emocional)
– «Kjo më bën të mendoj për…» (shoqërizim, ide)Pastaj, mësuesi u kërkon atyre të renditin fotot, duke përdorur tri kategori:
– Fotografitë tregojnë një situatë që është e drejtë dhe e paanshme.
– Fotografitë tregojnë të kundërtën, d.m.th., një shembull të padrejtësisë.
– Nxënësit nuk janë të sigurt si t’i grupojnë fotografitë. - Palët formojnë grupe me nga katër nxënës. Çdo palë i shpjegon palës tjetër pikturën e vet dhe përpiqet t’i bindë ata për vendimin. Pastaj pikturat bashkë me komentet e grupeve. paraqiten në klasë Çdo nxënës duhet të ketë kohë për të studiuar ekspozitën.
- Sesioni plenar:
– Cilat situata përshkruhen si të drejta – ose si të padrejta?
– Përse nuk qe e lehtë të merrej vendim rreth disa situata të përshkruara?
– Cilat rrethana shkaktojnë padrejtësi?
– Si mund të ndryshohen këto situata të padrejta?
Zgjerim
Nxënësit formojnë disa grupe. Çdo grup zgjedh një shembull padrejtësie dhe trajton pyetjen e fundit: Si mund të mposhtet kjo formë e padrejtësisë?
Së pari, ata mund të identifikojnë të drejtat e njeriut që janë shkelur në rastin në fjalë. Së dyti, mund të kërkojnë të gjejnë mënyra të ndryshme për të mbrojtur dhe zbatuar të drejtat e njeriut.
Konceptet kyç:
Identiteti