Objektivi mësimor | Nxënësit njihen me temën e diskriminimit. |
Burimet | Numra të ndryshëm të afisheve me ngjyra, dhe një afishe e bardhë. |
Procedura
Nxënësit punojnë në çifte.
- Mësuesi ngjit një afishe në ballin e secilit nxënës. Këta nuk duhet të dinë
se ç’ngjyrë kanë ato. Për këtë arsye nxënësit duhet të mbyllin sytë kur u ngjitin afishet. - Nxënësit hapin sytë. Tani çdonjëri prej tyre duhet të gjejë anëtarët e tjerë të grupit të tij a të saj, me grupet që e përftuara përfundimisht nga ngjyrat e afisheve të tyre.
- Reagime dhe përsiatje plenare. Këshillohen pyetje e të dhëna si ato që vijojnë:
– Si u ndjetë kur ndeshët personin e parë që kishte afishe të njëjtë me tuajën?
– Si ndihej personi i pajisur me afishe të bardhë?
– A u përpoqët të ndihmonit njëri-tjetrin në grupin tuaj?
– Si mund të bashkohet personi me afishe të bardhë? - Ushtrimi mund të shërbejë për t’i njohur nxënësit me marrëdhënien mes grupeve të shumicës dhe atyre të pakicave në shoqëri:
– Kush mund të jenë përjashtimet, të përjashtuarit, në shoqëri?
– A mund të jetë përjashtimi zgjedhje vetjake?
Zgjerim
Ushtrimi mund të vazhdohet duke i sjellë kështu dobi grupit. Nxënësit mund të përfshihen më shumë, por kjo gjë mund të krijojë stres dhe armiqësi. Prandaj, mësuesi duhet ta njohë mirë klasën dhe duhet të jetë i përgatitur për të reaguar si duhet.