Objektivi mësimor | Nxënësit bëjnë lidhjen midis formave të ndryshme të pjesëmarrjes politike me të drejtat e njeriut. |
Burimet | Lista e formave të mundshme të pjesëmarrjes politike. |
Procedura
- Çdo nxënës shkruan një listë të të gjitha mënyrave dhe veprimtarive me anë të të cilave ai beson se njerëzit mund të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse demokratike.
- Nxënësit formojnë grupe me nga katër veta. Ata krahasojnë listat e tyre, i diskutojnë dhe përpiqen të merren vesh për një listë të përbashkët të rrugëve të pjesëmarrjes.
- Grupet krahasojnë listën e tyre të rrugëve të pjesëmarrjes me atë të fletës së punës.
Zgjerim
Nxënësit mund të shqyrtojnë pyetjet e mëposhtme:
- A besoni se ndonjë ose të gjitha format e mësipërme të pjesëmarrjes politike janë e drejtë njerëzore? A duhen mbrojtur të gjitha ato nga ligji? Shpjegoni pse po, apo pse jo.
- Si mund të merrni pjesë në demokraci, në vendin tuaj? A ka mënyra për të marrë pjesë që nuk janë të hapura për ju? Shpjegoni.
- A duhet që ligjet të mbrojnë të drejtën për të mos marrë pjesë? Shpjegoni.
Materialet
Materialet e nxënësit
Pjesëmarrja mund të marrë shumë forma, duke përfshirë:
|